Categories Lajme

Lideri Suprem i Koresë Veriut ka gjetur “formulën” për të shmangur koronavirusin

Deri tani virusi misterioz kinez u marrë jetën rreth 600 personave dhe për më tepër raportohen mbi 31 mijë të infektuar. Harta e shteteve të prekura vijon të zgjerohet.

Rreth 25 shtete në një rreze prej 2000 km nga origjina kanë raportuar të paktën 1 rast të prekur nga virusi. Megjithatë, deri tani asnjë rast nuk është raportuar në Korenë e Veriut.Edhe pse një nga vendet më të varfra në botë, Koreja e Veriut ka gjetur “formulën” sesi të shmangë virusin. Sipas autoritete koreane qeveria ka marrë masat dhe deri tani nuk ka asnjë rast të prekur.

Deklaratat e vendit komunist janë parë me skepticizëm të madh nëpër mediat aziatike. Ata më pozitivët thonë që mund të jetë fat apo rastësi, ndërsa më skepticistët shprehen se raste ka pasur, por siç ndodh në Korenë e Veriut “fshihen” syve të publikut, raporton CNN.

“Ne dimë se rajonet kineze pranë kufirit koreano-verior, si Dandong dhe Shenyang, kanë konfirmuar pacientë. Rreth 90% e tregtisë së Koresë së Veriut bëhet me Kinën dhe ne e dimë se shumë njerëz, kamionë dhe trena kanë kaluar nëpërmjet kufirit të dy vendeve.”- tha një profesor i Koresë Jugut CNN, duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e tilla deklaratave. Tashmë, nuk është më sekret se çdo informacion që i shërbehet popullit fillimisht kalon lideri komunist Kim Jong Un.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME