Categories Lajme

Lidhja Demokratike e Gruas dhuron 10 mijë lule për gratë në të gjithë vendin

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, në kuadër të 8 marsit festës së nënës dhe gruas, dhuroi 10 mijë lule në të gjithë Shqipërinë për gra e vajza. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, LDGSH shprehet se nëpërmjet luleve shpërndan më shum shpresë, optimizëm dhe besim. “Sot ishim me mijëra gra dhe vajza në të gjithë Shqipërinë. Dhuruam mbi 10 mijë lule nga Veriu në Jug, në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, Fier, Vlorë, Lezhë, Berat, Dibër, duke shpërndarë më shumë shpresë, optimizëm dhe besim se ditë më të mira do të vijnë! Ndryshimi nis me gratë! Gezuar 8 Marsin”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Albana Vokshi shprehet se “vetëm duke thënë ‘gëzuar ditën e gruas’ nuk vjen asnjë ndryshim”. Sipas saj gratë duhet të veprojnë, ndërsa thekson se ato nuk kanë nevojë për mëshirë.

Albana Vokshi: Mesazh i Kryetares se Lidhjes Demokratike te Gruas, Albana Vokshi: 8 marsi është dita kur gruaja është në qendër të vëmendjes. Ne jemi të lumtura, kur na urojnë, kur na dhurojnë lule, kur fëmijët na kushtojnë një vizatim frymëzues plot ngjyra. E gjithë bota është e jona për disa minuta, por ne e dimë se kjo nuk mjafton.  Vetëm duke thënë “Gëzuar Ditën e Gruas” nuk vjen asnjë ndryshim.

Varfëria, përjashtimi, diskriminimi, dhunimi mbeten aty si kërcënimi më i madh i dinjitetit të gruas.  Ne duhet të veprojmë!  Ne nuk kemi nevojë për mëshirë! Na duhen mundësi reale dhe liri e vërtetë për të marrë vendimet e duhura për vete dhe fëmijët tanë!  Këto mundësi nuk vijnë dot nga një qeveri që përdor gratë si fasadë, por nuk investon për shëndetin më të mirë të grave, të arsimimit më të mirë të tyre dhe, për rrjedhojë, as të punësimit të grave me vende të mirëpaguara.  Në duhet t’i krijojmë vetë mundësitë tona, duke nisur me ndryshimin e atyre që na qeverisin! Le ta përdorim fuqinë, mençurinë dhe sakrificën tonë të përditshme për të sjellë ndryshimin! Ndryshimi nis me gratë! Ndryshimi jemi ne!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME