Categories Lifestyle

​6 mitet e koronavirusit, këshillat e rreme që nuk ju bëjnë punë

Koronavirusi po shfaqet edhe në vende të botës ku nuk kishte mbërritur deri tani, dhe shqetësimi prej sëmundjes është i madh, ndërsa nuk ka ende një kurë për të.

Nuk funksionojnë, siç vëren BBC, as disa këshilla shumë të përhapura të kthyera gati në mite për shërimin e saj. Ato më të përhapurat online nisin nga hudhra. Facebook është mbushur me postime sipas të cilave, konsumi I hudhrës parandalon infeksionin. OBSH-ja thotë se është vërtet një ushqim I shëndetshëm me disa aftësi anti-mikrobiale, por nuk mbron nga virusi I ri. South China Morning Post solli dhe historinë e një gruaje që u shtrua në spital me inflamacion të rëndë të fytit pasi kishte konsumuar 1.5kg hudhra.

Një figurë e njohur në YouTube, Jordan Sather, I cili ka me mijëra ndjekës në platforma të ndryshme, doli me pretendimin se një “ suplement i mrekullueshëm me minerale”, I quajtur MMS, e shfaro s koronavirusin. Ky suplement përmban dioksid klori, e sipas Sather e shkatërron koronavirusin. Por BBC thotë se administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve paralajmëroi mbi rrezikun e konsumit të MMS-së, dhe vende të tjera kanë lëshuar këshilla të ngjashme.

Nuk bëjnë punë as dezinfektuesit e duarve të krijuar në kushte shtëpie.

Disa kanë nisur të përdorin argjend koloidal. Dikush doli me pretendimin se kjo pije, me grimca argjendi arrin ta shkatërrojë koronavirusin për 12 orë. Por autoritetet shëndetësore amerikane pretendojnë se jo vetëm nuk ka të dhëna që argjendi koloidal vepron, siç thuhet, si antiseptik e ndihmon imunitetin e trupit, por përkundrazi ai mund të shkaktojë dëme të mëdha sidomos për veshkat, e fajësohet edhe për argirozën, që e bën lëkurën të kthehet në blu.

Nuk ka asnjë efekt kundër koronavirusit konsumi i ujit çdo 15 minuta gjoja për të larguar Covid 19.

Nuk ndihmon as nxehtësi a, të paktën këtë thonë mjekët, të cilët e kanë hedhur poshtë informacionin e rremë të shpërndarë në mënyrë abuzive në emër të Unicef-it, sipas të cilit kush pi ujë të nxehtë, ekspozohet në diell dhe shmang akulloret, shpëton nga koronavirusi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME