Categories Lajme, Politike

Lidhja me Bajrat, deputeti i PD-së kërkesë ministrit Bushati

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë dhe lidhjeve të saj me krimin. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se sovranitetin e Shqipërisë e kanë marrë në dorë bandat.

Më tej ai ka risjellë në vëmendje pyetjet e Partisë Demokratike për Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, lidhur me takimet e zhvilluara me grupin e “Bajrove” në Shkodër.

Në postimin e tij ai shkruan:

“Shqipëria dhe e ardhmja e saj rrënohet e shkatërrohet kur qeveria bashkëpunon me krimin dhe bandat; kur sovranitetin në territor nuk e kanë më institucionet, por banditët.Ministri i Jashtëm ende nuk i është përgjigjur pyetjeve të opozitës:

– Sa herë është takuar me Bajrot?

– Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqesues dhe votues të opozitës?

-Sa territor ka mbuluar banda në zgjedhje duke bërë vota për Partinë Socialiste me “mënyrën e tyre”?

– Sa herë i ka çuar “selam” në emër të Ramës?

– Cili është komunikimi i fundit i tij me Bajrot dhe për cilat arsye ka komunikuar me ta?

– A ka dijeni ministri Bushati se cili ishte “shefi i madh në Tiranë” në përgjimet e bandës? Shefi që do i zgjidhte bandës problemet me ligjin?”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME