Categories Lifestyle

Njihuni me 30-vjeçaren që transformoi një “rrangallë” në një shtëpizë luksoze

Jessie Lipskin ka shpenzuar një shumë të madhe parash për të kthyer një autobus Greyhound në një shtëpizë luksoze. Pasi investoi para dhe kohë me transformimin e mjetit të vjetruar ajo tashmë e ka nxjerrë në shitje.

Sigurisht, rregullimi nuk shkoi lirë. Transformimi i mori Jessie-t rreth 125,000 dollarë për t’u përfunduar dhe rreth tre vjet për t’u ndërtuar.

Pra, ajo mund të kishte blerë një shtëpi të vërtetë për atë çmim, por në një qytet të madh do të shtyhej shumë për të gjetur një studio për atë çmim, ndërsa kjo shtëpi e vogël është një pallat absolut më vete.

Para se të blinte automjetin, GMC Commuter Greyhound 1966 në eBay për 7,000 dollarë në vitin 2015, Jessie nuk kishte edhe patentë shoferi.

Dhe, megjithëse ajo e kaloi testin e saj para se ta blinte u desh që ta ndihmonin disa miqtë e saj me transportimin e tij për në Nju Jork.

Brenda ambientit të rregulluar me shije mund të gjeni një makinë larëse që kursen energji, makineri tharëse si dhe një ngrohës i menjëhershëm i ujit të nxehtë. Mund të gjeni gjithashtu edhe një lavaman të madh, një kuzhinë e vogël druri etj.

Por nuk përfundon me kaq. Shtëpia e vogël gjithashtu mburret me një dush dhe një nga dhomat më të vogla të gjumit që mund të keni parë ndonjëherë.

Jessie punon në distancë si financiere dhe si menaxhere projektesh, që do të thotë se ajo ka liri të udhëtojë shumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME