Categories Lajme

Rroba ushtarake, flamur grek e Vori-Epiriot, ja çfarë kishte brenda dhomës së Katsifas

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në fshatin Bularat të Gjirokastrës gjatë ceremonisë në nder të të rënve grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku një 35-vjeçar grek ka hapur zjarr me kallashnikov ndaj policisë shqiptare dhe është larguar.

Pas largimit nga vendi i ngjarjes, policia ka zhvilluar kontrolle në zonë, mes të tjerave edhe në shtëpinë e Katsifas në Bularat, për gjetjen e tij. Faxweb.al, ka siguruar një foto nga brenda dhomës së Katsifas në Bularat, gjatë bastisjes nga policia. Në foton e siguruar shihen rroba ushtarake të 35-vjeçari, një flamur grek dhe një i Vorio-Epirit si dhe nëna e tij.

Pas kontrolleve të shumëta, policia ka arritur të lokalizojë 35-vjeçarin ekstremist grek, që hapi zjarr ndaj policisë shqiptare, i cili ishte fshehur tek depot e ujit në Bularat.

Pas kësaj, forcat RENEA kanë shkuar menjëherë në vendin e lokalizuar ku ndodhej Katsifas dhe i kanë kërkuar atij që të vetëdorëzohej, por ai u është përgjigjur me breshëri kallashnikovi, gjë që ka bërë që edhe policia ti kundërpërgjigjet, duke e lënë atë të vdekur.

Kujtojmë se 35-vjeçari grek që hapi zjarr sot ndaj policisë shqiptare e kishte paralajmëruar sulmin e tij 5 ditë më parë, në datën 23 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu ka paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ai shkruan “Grek ose vdekje”.

“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa nikoqirët. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore (nuk do bëj sehir). Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”, shkruan Kostandinos Kaçifa në Facebook.

Pas breshërisë me kallashnikov mbi policinë e Gjirokastrës, në operacion janë angazhuar forcat RENEA nga Tirana për kapjen e tij. Vendodhja e tij u lokalizua e më pas si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë Kostantinos Katsifas.

Katsifas qëlloi me armë zjarri ditën e some në Bularat drejt policisë shqiptare, ndërsa po zhvillohej ceremonia për ushtarët e rënë grekë, gjatë luftës së dytë botërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME