Categories Showbiz

Lidhjet më të bujshme të vitit që lam pas

2019-a ka qenë padyshim viti i romancave të reja, disa prej të cilave janë bërë publike që në fillimet e tyre, e të tjera janë munduar të mbahen sa më shumë të fshehta, por pa sukses! Më poshtë ju sjellim lidhjet më të bujshme të vitit 2019, që deshën, s’deshën, u kthyen në kryefjalën e mediave.

1.Mc Kresha dhe Erzina

Reperi u fotografua shpesh rrugëve të qytetit me partneren e tij Erzinën, me të cilën u martua vetëm disa ditë më parë. Madje, shumë shpejt ata do të bëhen prindër për herë të parë pasi Erzina është në pritje të ëmbël.

2.Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Megjithëse u munduan ta mbanin sa më gjatë të fshehtë, këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj, u fotografuan shpesh në momente intime me njëri-tjetrin, derisa vendosën të dalin hapur në publik. Mirëpo, së fundmi po aludohet për një ndarje të çiftit, për arsye që ende s’janë bërë të ditura.

3.Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj, janë përfolur prej kohësh për lidhjen e tyre të dashurisë. Në nëntor të këtij viti, burime pranë dyshes treguan se ata kishin hedhur një hap serioz në lidhjen e tyre, duke nisur bashkëjetesën.

4.Dafina Zeqiri dhe Dj Geek

Në qershor të këtij viti, “Iconstyle.al” bëri të ditur lidhjen e re të dashurisë së reperes Dafina Zeqiri me Dj Geek. Vetëm dy ditë më parë, këngëtarja i konfirmoi këto lajme nëpërmjet një fotoje me Dj Geek, ku e thërriste partnerin ‘baby’ dhe kishte vendosur emoji-n e një çifti të dashuruar.

5.Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha

Në shkurt të këtij viti, këngëtarja Marsela Çibukaj konfirmoi romancën e saj me këngëtarin Vitmar Basha. Gjatë një interviste, ky i fundit pranoi se frymëzim për albumin e tij të ri është pikërisht Marsela.

6.Olsi Bylyku dhe Egli Tako

Në prill të këtij viti, aktori i humorit Olsi Bylyku konfirmoi lidhjen e tij të dashurisë me partneren, Egli Tako. Çifti u fotografua për dore gjatë premierës së filmit “2 gisht mjaltë” dhe që atëherë s’e kanë fshehur më romancën e tyre nga publiku.

7.Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Në korrik të këtij viti, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, konfirmoi lidhjen e re me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in. Ata janë bërë të pandarë dhe shfaqen kudo krah njëri-tjetrit. Madje, Anwar e shoqëroi këngëtaren shqiptare edhe gjatë festivalit “Sunny Hill” në Kosovë.

8.Faton Shoshi dhe Lorena Haliti

Vetëm pak ditë më parë, menaxheri i VIP-ave, Faton Shoshi, konfirmoi lidhjen e shumëpërfolur me modelen Lorena Haliti. Dyshja janë parë shpesh së bashku, mirëpo konfirmimi i romancës nga ana e menaxherit erdhi vetëm së fundmi.

9.Pirro Çako dhe punojësja e Gjykatës

Në qershor të këtij viti u konfirmua lidhja e kantautorit Pirro Çako me një punojëse bjonde të Gjykatës. Në mbylljen e sezonit të “Të dielës shqiptare”, gjatë drekës së fundit me kolegët, Pirro ishte i shoqëruar nga e dashura e tij, e cila është rreth 20 vite më e re se kantautori.

10. Nevina Shtylla dhe Arbër Myftari

Në korrik të këtij viti, “Panorama Sport” zbuloi lidhjen e fshehtë të Nevina Shtyllës me juristin Arbër Myftari. Nevina dhe partneri janë prej 3 vitesh në një lidhje dashurie dhe prej më shumë se një viti po bashkëjetojnë në Tiranë.

11.Genta Ismajli dhe Hysen Usta

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Genta Ismajli konfirmoi lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin turk Hysen Usta. Madje, partneri i porpozoi Gentës në Urën e Bosforit dhe shumë shpejt presim një dasmë nga çifti.

12. Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Në maj të këtij viti u zbulua lidhja e dashurisë e moderatores Jonida Vokshi me aktorin e njohur Besnik Krapi. Madje, gjërat mes çiftit ndodhën shumë shpejt. Me zbulimin e romancës, u zbuluan edhe planet e tyre për martesë. Jonida dhe Besniku u kurorëzuan në shtator të këtij viti, ndërsa tashmë Jonida është zhvendosur për të jetuar në Kosovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME