Categories Lajme

Ligjet e censurës për mediat. Balla: Na mbështet BE!

Paketa e ligjeve kundër medias ka sjellë reagime të forta nga gjithë shoqëria civile, gazetarët dhe organizata ndërkombëtare. Por Partia Socialiste thotë se ka mbështetjen e Bashkimit Europian për miratimin e këtyre ligjeve, që cilësohen si censurë e qeverisë mbi mediat.
Në komisionin parlamentar të Integrimit, kreu grupit parlamentar socialist ,Taulant Balla tha se në asnjë moment nuk cënohet liria e shprehjes. “Beteja më e madhe që ka shoqeria shqiptare është me dezinformimin. Nuk ka nevojë për politike, por të jemi të gjithë bashkë.”- tha Balla. Në emër të mazhorancës, Taulant Balla siguroi se nismat nuk kanë gjetur aspak kundërshtinë e Brukselit zyrtar, i cili ka bërë apele vetëm për rregullime. Në emër të ekzekutivit, në mbrojtje të drafteve ligjore foli ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila u shpreh se ligji nuk cënon lirinë e shprehjes, por vendosjen e disa rregullave për dinjitetin dhe liritë e njeriut.

Draftet ligjore, pas diskutimeve në komisionet parlamentare, pritet të kalojnë për shqytrim e më pas votim në seancën parlamentare të 18 dhjetorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME