Categories Lajme

Në Tiranë s’ka shtëpi të lira, tërmeti rrit qiratë

Disa pallate në zonën e “Kombinatit” nuk e përballuan tërmetin e 26 nëntorit, për pasojë kanë kanë rezultuar si të pabanueshme. Kjo fatkeqësi rrit kërkesën dhe çmimin e apartamenteve me qira në zonën e Kombinatit dhe të Yzberishtit. Familja e të moshuarës Sofi Pellazgu vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e dëmtuar me shpresën se një ditë do të gjejnë një shtëpi me çmimin e bonusit të qirasë që ata kanë përfituar. “Pas tërmetit të datës 26 nëntor erdhën e kontrolluan pallatin na thanë që do dilni jashtë pasi është i pabanueshëm. Kam kërkuar shtëpi me qira nuk kam gjetur, jemi të detyruar të qëndrojmë këtu. Bonusin për 1+1 180 mijë lek të vjetra e kemi përfituar, por unë ende nuk kam gjetur shtëpi”, shprehet Mariana Pellazgu.

Përse si është çmimi i apartamente në zonë e kombinatit? “Janë shtrenjtuar 1+ 1 mund të ketë shkuar 230-250 mijë lek të vjetra këtë qira nuk mund ta përballoj pasi edhe para tërmetit gjendja ime ekonomike ishte e rënduar”.

“Para rënies së tërmetit sa ishte një apartament me qira në zonë e kombinatit? Këtu tek pallati në katin e dytë jepej 150 mijë lek të vjetra”. Mariana dalim dhe kërkojmë bashkë shtëpi se ndoshta kemi fat? “Pse jo, nëse gjej një shtëpi 180 mijë lek për mua do të ishte ideale”. Prej më shumë se dy javësh Mariana ka takuar të gjithë administratorët e pallateve dhe pronarët e shtëpive private në këtë zonë, por ende nuk është gjetur një shtëpi për familjen e saj. /TCH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME