Categories Lajme

Akademia e Shkencës e Bullgarisë: Gjuha maqedonase nuk ekziston

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Bullgarisë deklaroi se gjuha maqedonase nuk ekziston, dhe se ajo është një normë e shkruar rajonale e gjuhës bullgare, dhe se qëndrimi maqedonas për këtë çështje është i rremë. Akademia pohon se “pretendimi se ekziston një gjuhë maqedonase prish marrëdhëniet midis dy vendeve”. Akademikët bullgarë e vlerësuan gjuhën maqedonase si të rreme pas miratimit të Kartës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve për gjuhën maqedonase, më 3 dhjetor.

“Një dokument nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë ka ngritur kundërshtime serioze shkencore. Pozicioni maqedonas është i rremë “, thuhet në një deklaratë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bullgarisë. Qëndrimi i akademikëve bullgarë është në pajtim me deklaratën e miratuar nga qeveria bullgare më 9 tetor, e ndjekur nga parlamenti, i cili thotë se “dokumentet e Bashkimit Evropian nuk duhet të përmendin gjuhën maqedonase”.

Një takim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë më 3 dhjetor të këtij viti miratoi “Kartën e gjuhës maqedonase”, e cila përmban, siç thuhet, fakte të njohura shkencërisht për gjuhën maqedonase. Më 1 gusht 2017, Bullgaria dhe Maqedonia Veriore nënshkruan një marrëveshje miqësie që parashikon gjithashtu zgjidhjen e çështjeve të historisë së përbashkët. Puna e Komisionit të përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike merret me libra shkollorë të historisë në shkollat fillore dhe të mesme në të dy vendet, si dhe me përkujtimin e personaliteteve të përbashkëta gjatë gjithë historisë. /KosovaPress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME