Categories Lajme

16 ditë pas tërmetit, IGJEUM: Nuk e kemi përcaktuar sa ballë ishte

16 ditë pas tërmetit që mori 51 jetë, dëmtoi rëndë mbi 2 mijë banesa e rreth 260 pallate referuar vlerësimëve paraprake. Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit nuk ka përcaktuar ende zyrtarisht se sa ballë ishin lëkundjet sizmike të 26 nëntorit.

Ballët janë duke u punuar, kolegët po merren me vlerësinim e saktë. Për të vlerësuar një efetin në ballë të tërmetit duhet të dimë efektin në sipërfaqe. Balli vlerësohet në bazë të fekteve që le tërmeti në sipërfaqen e tokës. Gjithë informcioni që është mbledhur nga inxhinierët do të përpunohet dhe do të dalë një vlerësim i saktë”,- thotë sizmiologu Llambro Duni.

Kjo e dhënë shërben për të analizuar, a janë respektuar standardet në ndërtim? Kodi Antisizmik në fuqi detyron ndërtuesit të respektojnë shkallën ballë të përcaktuar për zonën ku ngrenë objektet. “Do të ketë një vlerësim të shkallës së ballit e cila do të shërbejë si analizë zyrtare për të gjykuar më saktë”,-tha Duni.

Ndërkohë për shkak të ndërprerjes se energjise elektrike aparatura në Durrës nuk ka regjistruar të plotë vijueshmërinë e lëkundjes së tokës me 26 nëntor. “Kemi vetëm 15 sec e para të regjistrimit më pas ka pasur një ndërprerje të endergjisë”, u shpreh Duni. Profesor Llambro Duni tregon se ky informacion nuk mund të rikuperohet. Megjithkëtë sipas sizmologut stacione të tjera kanë të dhëna për ngjarjen sizmike.

“Kemi regjistrime të termeteve gjithandej, por do ishte mirë që ta kishim të gjithë regjistrimin”, tha ai.

Sizmologët tregojnë se kanë regjistruar mbi 1800 pasgoditje. “Pothuajse 80% e pasgoditjeve janë tërmete të pandjeshëm”,-u shpreh sizmiolugu. Kjo situatë sipas sizmologeve është normale ndërsa ritmi i aktivitetit sizmik në përgjithësi paraqitet në rënie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME