Categories Lajme

Ligji për lojrat e fatit, zbardhet porosia e Ramës për deputetët e PS-së gjatë mbledhjes së grupit

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i është referuar ligjit për lojrat e fatit i cili do të kalojë këtë javë në seancën parlamentare.

Burime për Fax News bëjnë të ditur se Rama ju ka kërkuar deputetëve të PS-së që ligjin do ta votojnë me shumicë.

“Ligjin do ta votojmë me shumicë dhe është  i lutur çdo deputet i opozitës ti bashkohet këtij votimi.”- iu është drejtuar Rama deputetëve të PS-së.

Kryeministri Edi Rama ka miratuar ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit, të cilat i hapin rrugën mbylljes të gjithë basteve sportive në territorin e Republikës.

Kreu i qeverisë pak ditë parë ka publikuar një faksimile të projektligjit të Qeverisë, i cili pritet të nis diskutimet në Parlament. Sipas ndryshimeve në ligj, nga data 31 dhjetor 2018 nuk do të lejohet më asnjë aktivitet që ka të bëjë me bastet sportive, ndërsa kazinotë vetëm në zona të rezervuara turistike në hotelet me 5 yje.

“Beso dhe kontrollo! U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po. E Gjithë Vëmendja për Ju“,- shkruan Edi Rama në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME