Categories Lajme

Ligji për ndalimin e pijeve energjike dhe me gaz, Braçe ‘bën’ mjekun, liston dëmet që shkaktojnë

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën me diskutimet me projektligjin për mbrojtjen e të miturve nga pijet energjike dhe nga alkooli.

Drafi penalizon personat madhorë apo subjektet që u ofrojnë fëmijëve nën 18 vjeç pije alkoolike dhe energjike kur i shoqërojnë në njësi tregtare me gjobë nga 10 mijë lekë deri në 30 mijë lekë.

Deputeti Erjon Braçe u shpreh se duhet të ndalojmë urgjentisht pijet energjike për fëmijët nën 18-vjeç me qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore.

Ai u shpreh se përpos ndalimit të konsumit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar duhet kufizuar edhe marketingu i pijeve energjike.

“Pijet energjike, apo me gaz me sheqer të shtuar shkarkojnë dëme sa alkooli. Kombinimi me koktejle shkakton një dëm akoma më të madh në organizimin e fëmijëve. Konsumimi i këtyre pijeve shkakton; probleme në zemër, i bën nervozë, sjell çrregullime, ankth, marramendje, 51% e telefonatave nga urgjenca janë për fëmijët, sjell presion të lartë të gjakut, veçanërisht te moshat e reja, fëmijë dhe adoleshente.

Të njëjtat kërcënime vijnë edhe  nga pijet energjike me sheqer të shtuar, shkaktojnë; obezitet, dëmtime te dhëmbët apo probleme të tjera. Kërkoj mbështetjen e kolegëve për të vendosur kufizime në tregtimin e dhe konsumimin e pijeve energjike për fëmijët deri në moshën 18-vjeç. Ndëshkim për të gjithë madhorët, që u ofrojnë fëmijëve pijeve energjike marrë nga dyqanet. Kufizimet vijojnë me ata që i tregojnë brenda klubeve apo koktejle, të ndaluara për fëmijët. Kufizime të forta edhe për reklamën e këtyre kompanive agresive, drejtuar fëmijëve për të konsumuar pijet energjike me sheqer të shtuar.”- u shpreh Braçe.

Në nenin 5, propozohet që të shtohet një paragraf i ri, i cili synon të ndalojë rastet abuzive të ofrimit si të pijeve alkoolike ashtu dhe të pijeve energjike të miturit, nga personi madhor që e shoqëron atë në vende publike. Ky kufizim do të shoqërohet edhe me ndryshime në nenin 11 të projektligjit, duke propozuar që rastet e moszbatimit të kësaj dispozite të përbëjnë kundërvajtje administrative dhe personi madhor që e shoqëron të miturin të dënohen me gjobë që varion nga 10 mijë në 30 mijë lek, në varësi të vendit ku ofrohet pija.

Ndërsa në nenin 11, pika 5 propozohet që reklamimi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar të drejtuar të miturve në mjedise si rrugë, parqe, etj të përbëjë kundërvajtje administrative dhe të dënohet me gjobë që varion nga 100 mijë në 200 mijë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME