Categories Lajme

Lihen në burg ‘i forti’ i Selenicës dhe vëllai tij, zbardhet dëshmia: S’kam gjobitur dajën, i mora 100 mijë euro se më takonin

Në masa të rrepta sigurie, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Tesilvan Bashon dhe vëllain e tij Satilno Bashon.

Seanca për dy vëllezërit është zhvilluar e ndarë, Tesilvani në Gjykatën e Vlorës nën masa të rrepta sigurie, ndaj të cilit është caktuar ‘arrest me burg’ me qëllim ekstradimi pasi ishte në kërkim nga Italia, e ndërsa për Satilnon në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, me akuzën e ‘shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie’.

Vëllai i Tesilvan Bashos u a rrestua pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës, me akuzën e shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie.

Prokurori Anton Martini kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij me akuzën e shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie.

Prokuroria argumentoi se në sajë të kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale S.H., se Tesi Basho i ka bëre presion atij për t’i dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë. Gjykata e pranoi kërkesën e Prokurorit!

Dy vëllezërit Basho dhe biznesmeni kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin, më konkretisht biznesmeni është daja i mamasë së dy vëllezërve. Ndërkohë kjo gjë u hodh poshtë nga i arrestuari, Satilno Basho, i cili tha gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori.
“Nuk kam lidhje me këtë akuzë.

Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë “pse më fut mua në këtë mesele”.

Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë “nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti s’ke lidhje me këtë gjë. Më pas ky konflikt pronësie u zgjidh mes familjeve tona”, tha Satilno Basho në gjykatë.

Kurse avokati i tij mbrojtës teksa kërkoi pushimin e çështjes u shpreh: “Nuk është gjobëvënie. Biznesmeni ka zënë tokën e këtyre dhe ai ka paguar pronën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme. Presim vendimin, është fillimi i hetimeve. Unë nuk e njoh biznesmenin që thuhet se ka mashtruar klienti im dhe vëllai i tij. Klienti im shprehet se e ka familjarë.”

Tesilvan Basho u arrestua së bashku me të vëllanë e tij Satilnon pas ditë më parë.

Ai është arratisur nga burgu në Itali në vitin 2016, bashkë me dy persona të tjerë Mikel Hasanbellin dhe Ilir Peren, teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vajzave të cilat ushtronin prostitucion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME