Categories Lajme

Lihet në burg Tesi Basho, detaje nga dosja e prokurorisë

Gjykata për Krime të Rënda vendosi “arrest me burg” për Tesi Bashon, i cili u arrestua dy javë më parë në Selenicë të Vlorës.

Ndërkohë që japen publikuar detaje të reja në lidhje me të kaluarën e këtij personi që ka arritur të arratiset nga një burg Itali.

38-vjeçarit Tesi Basho është i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri.

“Balkanweb” shkruan se pas arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Romë, Tesilvan Basho hyri ilegalisht në Shqipëri dhe nisi aktivitetin kriminal. Në 2017 ai kërcënoi me jetë një biznesmen të cilit i kërkonte 100 mijë euro. Me ndihmën e vëllait Santilo Basho arriti t’i merrte biznesmenit 20 mijë euro.

Takimet mes biznesmenit dhe Bashos u përgjuan ndërsa paratë u fotografuan. Santilo Basho nuk u ndalua pasi prokuroria donte të arrinte tek Tesi Basho që konsiderohej një person shumë i rrezikshëm.

Pas disa aksioneve te dështuara policore më i fundit një muaj më parë policia arrestoi dy vëllezërit. Tesi Basho krahas akuzave të rënda që ka në Itali po hetohet edhe për gjobëvënie ndaj biznesmenit bashkë me vëllain.

Ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg dhe sot Tesi Basho ka pasur seancën e marrjes në pyetje te të dyshuarit. Basho ka refuzuar të vinte në seancë dhe procesi vijoi në mungese të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME