Categories Sport

Lila: Bamirësia është ‘goli’ më i bukur i karrierës, ja shifra monetare që kemi mbledhur…

Andi Lila, i cili mban postin e presidentit të Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë, ishte organizatori kryesor i turneut të bamirësisë që u zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Ish-mbrojtësi i Kombëtares, foli pas këtij eventi, për mikrofonin e “Supersport”, duke e cilësuar këtë organizim si golin më të bukur të jetës. Kavajasi nuk nguroi të “thumbonte” edhe ata që e kritikuan, teksa u shpreh: “Të jem i sinqertë jam më shumë se i kënaqur. Në këto momente që po flasim, po më duket vetja 3 cm më i gjatë. Në radhë të parë dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi dhe të gjithë vullnetarët. Nga i pari tek i fundit. Arritëm të bëmë një ndeshje të titllë. Falënderoj FSHF, ishte mbështetësja jonë kryesore, sepse pa ato nuk mund të arrinim në këtë nivel organizimi. Ishte ndeshje vëllazërore sepse sot ishte ndeshje ku erdhën solidarizimi e miqësia. Jam shumë i lumtur. Është projekti im i pare, prezantimi i Sindikatës dhe jam shumë i lumtur. Më vjen vetëm turp që të qaj, por s’do të qaj. Jam i fortë!

Shifrat? Akoma nuk kam shifra, por shpresoj që të jenë 10 mijë ose më shumë. Nuk e di sa të ardhura janë, do dalim me shifra ekzakte, sepse nuk dua të gaboj, sepse keqinterpretohet. Shpresoj që kjo ndeshje ia arriti qëllimit. Nuk di nga t’ia nis. Duhet të më ftoni në një emision tjetër dhe t’i përmend të gjithë.

A është ky goli më i bukur i jetës? Them se po! Jam shumë i lumtur. Vetëm nuk do të bëja asgjë, do të isha askush. I falënderoj të gjithë dhe jam i lumtur. Falënderoj ekipet sepse u kënaqëm dhe ishin profesionistë të vërtetë. Ekipin shqiptar e falenderoj të gjithin, ishim profesionistë. Ata që më kanë kritikuar kanë qenë idhujt e mi dhe s’ka problem. Ne si Sindikatë, e bëmë këtë ndeshje për një kauz të mirë, për ti kthyer buzëqeshjen disa njerëzve”, u shpreh Lila.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME