Categories Lajme

“Lilly ishte e dashur, donte jetën familjare dhe dy djemtë e saj”, kolegët suedezë kujtojnë Liridona Ademajn

Më 29 nëntor në Prishtinë u vra 30-vjeçarja Liridona Murseli-Ademaj, ku vrasjen e saj dyshohet se e planifikoi bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Për vdekjen e saj ka pasur reagime të shumta, së fundmi atë e kanë kujtuar edhe kolegët e punës në Suedi.

Lejas Cafe në reagimin e bërë në Facebook shkruan se Liridona ishte një person i dashur dhe ajo e donte shumë jetën familjare.

“Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë. Liridona nuk ishte thjesht një punonjëse e jona në Lejas Café. Ajo ishte shumë më tepër se kaq. Ajo ishte një shoqe shumë e dashur për të gjithë dhe një punonjëse e njohur me klientët. Ajo krijonte lehtësisht lidhje të mira përmes personalitetit të saj dhe këto janë vetëm disa nga cilësitë e mira që zotëronte”, thuhet në reagim.

Kolegët e saj thanë se kishin marrë shumë pyetje lidhur me rastin tragjik, por për hir të familjarëve saj, nuk kishin reaguar.
Stafi njofton se në kujtim të Liridonës apo “Lillyt” siç e quanin ata, lokali do të jetë i hapur sot nga ora 15:00 për të bërë homazhe.
Liridona Ademaj, u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Sinidoll të Prishtinës.
Lidhur me ngjarjen, ndaj të dyshuarit kryesor, ish-bashkëshortit të saj Naim Murselit, dhe dy të tjerëve, Granit Plavës dhe Kreshnik Kokallës, është caktuar nga një muaj paraburgim nga ana e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Lajmi për vrasjen e gruas në Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka bërë jehonë në mediat suedeze.

Mediumi suedez “Expressen” teksa ka raportuar për këtë rast tragjik, ka njoftuar se viktima ishte shtetase e Suedisë.

Lidhur me ngjarjen tragjike reagoi edhe deputeti suedez, Magnus Jacobsson, i cili e ka quajtur këtë ngjarje të tmerrshme.

Siç ka raportuar “Expressen”, Jacobsson e njihte personalisht viktimën dhe bashkëshortin e saj.

“Ajo ishte një person absolutisht fantastik. Njeri i ngrohtë, i mirë. Ju nuk e kuptoni vërtet se mund të ndodhë”, ka thënë ai për mediumin.
Një postim deputeti e ka bërë edhe në Facebook, ku ka rishpërndarë postimin e Pacollit.

“I tronditur nga lajmi se Liridona ka vdekur. Duke menduar për të gjithë familjen”, ka thënë ai teksa ka publikuar foton e viktimës me bashkëshortin e saj, Naim Murselin.

Për vrasjen e Liridona Murselit ka shkruar edhe mediumi tjetër suedez “Degens Nyheter”. Ndërsa, mediumi suedez “SVT Nyheter” ka raportuar se viktima ka jetuar në provincën suedeze Bohuslän.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lidhja e politikanit latin me mafien shqiptare/ Gazeta Extra: Kontaminonin ngarkesat përmes porteve me destinacion tregun evropian

Hernán Ruilova Barzola, një sipërmarrës nga provinca e El Oro-s në Ekuador, dyshohet si drejtuesi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Spanjë 40-vjeçari i dënuar, DETAJE

Adrian Ogiçi, i dënuar me 20 vite burg për rrëmbimin dhe zhdukjen e një personi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Bajram Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkën: Gëzim, paqe dhe bekime për të gjithë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë urimin e tij për besimtarët katolikë, duke theksuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërron jetë në QSUT i dënuari nga Durrësi, vuante nga disa sëmundje

Një i dënuar me mjekim të detyruar ka ndërruar jetë në orët e para të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë ku një 12-vjeçari shqiptar ka…

LEXO ME SHUME