Categories Lajme

“Lilly ishte e dashur, donte jetën familjare dhe dy djemtë e saj”, kolegët suedezë kujtojnë Liridona Ademajn

Më 29 nëntor në Prishtinë u vra 30-vjeçarja Liridona Murseli-Ademaj, ku vrasjen e saj dyshohet se e planifikoi bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Për vdekjen e saj ka pasur reagime të shumta, së fundmi atë e kanë kujtuar edhe kolegët e punës në Suedi.

Lejas Cafe në reagimin e bërë në Facebook shkruan se Liridona ishte një person i dashur dhe ajo e donte shumë jetën familjare.

“Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë. Liridona nuk ishte thjesht një punonjëse e jona në Lejas Café. Ajo ishte shumë më tepër se kaq. Ajo ishte një shoqe shumë e dashur për të gjithë dhe një punonjëse e njohur me klientët. Ajo krijonte lehtësisht lidhje të mira përmes personalitetit të saj dhe këto janë vetëm disa nga cilësitë e mira që zotëronte”, thuhet në reagim.

Kolegët e saj thanë se kishin marrë shumë pyetje lidhur me rastin tragjik, por për hir të familjarëve saj, nuk kishin reaguar.
Stafi njofton se në kujtim të Liridonës apo “Lillyt” siç e quanin ata, lokali do të jetë i hapur sot nga ora 15:00 për të bërë homazhe.
Liridona Ademaj, u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Sinidoll të Prishtinës.
Lidhur me ngjarjen, ndaj të dyshuarit kryesor, ish-bashkëshortit të saj Naim Murselit, dhe dy të tjerëve, Granit Plavës dhe Kreshnik Kokallës, është caktuar nga një muaj paraburgim nga ana e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Lajmi për vrasjen e gruas në Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka bërë jehonë në mediat suedeze.

Mediumi suedez “Expressen” teksa ka raportuar për këtë rast tragjik, ka njoftuar se viktima ishte shtetase e Suedisë.

Lidhur me ngjarjen tragjike reagoi edhe deputeti suedez, Magnus Jacobsson, i cili e ka quajtur këtë ngjarje të tmerrshme.

Siç ka raportuar “Expressen”, Jacobsson e njihte personalisht viktimën dhe bashkëshortin e saj.

“Ajo ishte një person absolutisht fantastik. Njeri i ngrohtë, i mirë. Ju nuk e kuptoni vërtet se mund të ndodhë”, ka thënë ai për mediumin.
Një postim deputeti e ka bërë edhe në Facebook, ku ka rishpërndarë postimin e Pacollit.

“I tronditur nga lajmi se Liridona ka vdekur. Duke menduar për të gjithë familjen”, ka thënë ai teksa ka publikuar foton e viktimës me bashkëshortin e saj, Naim Murselin.

Për vrasjen e Liridona Murselit ka shkruar edhe mediumi tjetër suedez “Degens Nyheter”. Ndërsa, mediumi suedez “SVT Nyheter” ka raportuar se viktima ka jetuar në provincën suedeze Bohuslän.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME