Categories Showbiz

‘Lindi me probleme’/ Nëna tregon historinë e dhim.bshme, përl.otet në studio: Do ishte gjallë nëse…

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë dhe të dhimbshme të familjes Çekrezi. Kryefamiljarja, Anila, tregoi varfërinë dhe sëmundjen e djalit të saj Mario, e cila i mori atij jetën. Kur ishte dy vjeç, prindërit kuptuan se ai nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Pavarësisht se nuk kishin mundësi ekonomike, me sakrifica e sollën djalin për kurim në Tiranë. Aty pas kontrolleve të bëra mjekët i thanë se ai kishte një sëmundje dhe nuk do mund të jetonte më shumë se 12 vjet. Anila tregoi se 5 ditë pasi kishte mbushur 12 vjet, djali i saj ndërroi jetë. Dhimbja ka qenë e madhe dhe të dy prindërit kaluan në gjendje depresive.

Mirela Milori: Kur je njohur me bashkëshortin tënd?

Anila Çekrezi: Në 2001-shin jemi njohur në Shkurt, në Korrik jemi martuar.

Mirela Milori: Si ishte jeta familjare, martesa, jeta në Gramsh?

Anila Çekrezi: Si gjithë të rinjtë, por me vështirësi normal. Kam pasur 3 fëmijë, sot kam dy. Mario, shpirti i mamit. Nga gjendja ekonomike e vështirë. Ishte i sëmurë, mbasi u bë dy vjeç, e kuptova që ishte i sëmurë.

Mirela Milori: Kur ishte 2 vjeç ju kuptuat diçka, çfarë kishte?

Anila Çekrezi: Kuptuam që kishte probleme, nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Ishte dhe koha e poliomelitit, më thoshin hiqe, por unë nuk e hoqa me thënë të drejtën.

Mirela Milori: Kur ishe shtatzënë?

Anila Çekrezi: Isha 7-muajshe në atë kohë, më thanë hiqe, por nuk e hoqa.

Mirela Milori: Dhe në moshën 2 vjeç çfarë diagnostikuat?

Anila Çekrezi: Më thanë shko në Tiranë, se nuk është mirë. Kishte probleme me temperaturën, ishte i lodhur, nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Ndoshta dhe jetesa, se ne ishim në hall, normal. Këtu na thanë nuk do rrojë shumë, do rrojë 12 vjet. Nuk e di, nuk lashë vend pa shkuar dhe kështu.

Mirela Milori: Kur mbushi 12 vjeç?

Anila Çekrezi: Jeta ime ka qenë shumë vuajtje. E merrja rrugën nga Gramshi në Tiranë, 4 orë, që t’i bëja mjekime djalit. Atje në Gramsh nuk gjeta mbështetje, vetëm motrat Vinçesiane. Ato vetëm më janë gjendur për djalin. Deri në klasën e 5-të arriti në shkollë, ecte vetë normal, më mbrapa filloi nuk po ecte dot. U shëndosh pak më shumë. Si përfundim, nuk ishte në gjendje shumë të rëndë, por nga pamundësia se nuk e solla dot në Tiranë, humbi jetën në spital të Gramshit. Në datën 9 Korrik bëri 12 vjet, në datën 14 mbaroi, nuk jetoi më.

Mirela Milori: Ndërkohë kanë ardhur në jetë 2 fëmijët e tjerë?

Anila Çekrezi: Mbasi më ka humbur jetën Mario, më ka dhënë zoti Emanuelin. Faleminderit Zotit,  që sot është 4 vjeç. Melisa 11 vjeç mbush në Shkurt.

Anila Çekrezi: Nga humbja e djalit ishim shumë rëndë, nuk kishim asnjë mbështetje. S’kishim çfarë bënim më. Edhe burri kaloi në gjendje depresive, edhe unë, të dy. Kur kalonim i kishim shumë afër varrezat. Kishim një shtëpi shumë të thjeshtë, pa letra, vinin na thonin jo e kemi ne, me sakrifica. Burri ishte shumë sëmurë, unë isha më mirë, më dha Zoti forcë për vajzën. Edhe motrat, që më mbanin mendjen gjithmonë: O Nel duhet të jetosh. Ishte një gjë, mos i raftë njeriu. Ishte një dritë, ishte shumë mirë, por vajti në spital të Gramshit dhe më humbi jetën. Nuk e di, po të ishte në Tiranë, sot do ishte gjallë Mario im. Po ndoshta punët e Zotit, nuk e di. Mami jam sëmurë më tha në mëngjes. Festoi ditëlindjen në 9 Korrik, në 14 më humbi jetën, se s’kisha mundësi ta sillja në Tiranë. Marrë nga klan.tv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Ikën Buçko, vjen Robert Aliaj, sfidë e fortë mes Florjan Agalliut dhe Valer Kolnikajt pas televotimit

Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri V.I.P. që i bashkohet eksperimentit social, unik…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ja kë sheh fitues ish-banorja, një rrëfim i sinqertë nga Rike Roçi: Në Itali jam bullizuar…

E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Mes aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin…

Erjola Doçi pas aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Reomeon dhe pas daljes së…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E bija feston 18-vjetorin e lindjes, Juli merr surprizën emocionuese (VIDEO)

Julian Deda ka marrë mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP3” një surprizë shumë emocionuese…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME