Categories Lajme

Vrasja e Jak Prengës/ Gazetarja zbardh detaje nga përgjimet e bisedës midis Astrit Prengës dhe Gramoz Rexhepit

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “Opinion” ka zbuluar detaje lidhur me vrasjen dhe grabitjen e Jak (Jani) Prengës disa javë më parë për prishjen e një pazari droge. Lala bënë me dije se Gramoz Rexhepi ka marrë në telefon vëllain e Prengës, Astritin për t’i kthyer drogën në këmbim me jetën e të vëllait.

Pjesë nga telefonata:

Astrit Prenga: Më thuaj ku është im vëlla?

Gramoz Rexhepi: Ti e di fort mirë ku e ke vëllain se ti më ke prek mallin.

Astrit Prenga: Prit të flas me babain (dërgon pajtuesin e gjaqeve).

Më pas Astrit Prenga ka kthyer 110 kg kokainë që ai kishte marrë nga porti i Anglisë, dhe nisi negociatat me miqtë e tij për ta kthyer edhe ata drogën që kishin marrë. Bëhet me dije se ata nuk kishin pranuar sepse donin që të komunikonin me pengun, gjë që nuk ishte e mundur sepse kishte ndërruar jetë që në momentin e rrëmbimit.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit tri ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak.

49-vjeçari i rrëmbyer ndërroi jetë shtatë orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk ua dha personave të mësipërm.

Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion. Policia ka ndaluar pesë të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME