Pezulluar prej dates 24 dhjetor per shkak të situatës në Itali,por edhe motit të keq që përfshiu edhe Vlorën në ditët e fundit të dhjetorit,linja e tragetit Vlorë-Brindisi rikthehet në funksion prej datës 5 janar. Lëvizja e pasagjerëve ,por dhe e mjeteve të transportit nga porti i Vlorës ishte pezulluar prej datës 24 dhjetor,ndërsa për herë të parë në 25 vitet e fundit,porti i Vlorës nuk ka rregjistruar fluks këtë fund vit.
Ndërkohë nga autoritet portuale konfirmohet tashmë se prej datës 5 janar,tragetet e linjës Vlorë-Brindisi do të vijojnë normalisht funksionin e tyre,në baze edhe të grafikut që kanë operuar deri para datës 24 dhjetor. Nga porti i Vlorës lundrohet vetëm në drejtim të Brindisit,ndërsa pezullimi i lundrimit, padyshim ka shkaktuar probleme,ku gjatë kësaj periudhe e vetmja mundësi për të lëvizur ishte mes portit të Durrësit,i vetmi funksional. Situata në fund vit ,por dhe në ditët e para të vitit ka qëne totalisht e qetë në portin e Vlorës, situatë që pritet të ndryshojë duke nisur nga data 5 janar.
