Categories Politike

Lirimi i dy ish-deputetëve socialistë, PD: Vendim politik i Ramës

Lirimi i ish-deputetëve të PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Cuko nga gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, sipas Partisë Demokratike, është një vendim politik i Edi Ramës.

Sipas selisë blu, kjo është e njëjta skemë që Rama ndoqi me Saimir Tahirin.

“I arreston me bujë dhe i liron e ju mbyll dosjet në heshtje”, thekson PD.

Kujtojmë se sot Apeli vendosi lehtësimin e masës për dy ish-deputetët që u arrestuan pas operacionit ‘Vol-Vo 4’, nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.

REAGIMI I PD
Lirimi nga burgu i dy ish deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko nuk është një vendim i drejtësisë së pavarur, por është vendim politik i Edi Ramës!

Kjo është e njëjta skemë që Edi Rama përdori me Saimir Tahirin për të mashtruar partnerët: i arreston me bujë dhe i liron e ju mbyll dosjet në heshtje.

Me lirimin nga burgu të numrit 1 të Partisë Socialiste në Lezhë, që sundon me dhunë, krim dhe korrupsion, u rikonfirmua bindja e opozitës dhe shumicës së shqiptarëve se Forca e Ligjit nuk ekziston në Shqipëri dhe se ata që blejnë vota për Edi Ramën, ata që vjedhin për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës qëndrojnë mbi ligjin.

Kur të gjithë presin dhe kërkojnë arrestimin e Vangjush Dakos për blerjen e votave me bandat kriminale, Edi Rama urdhëron lirimin e Arben Ndokës, i kapur edhe ky në përgjimet e dosjes 339 duke blerë zgjedhjet e vitit 2017 në Lezhë.

Askush nuk ka më ndonjë dyshim se operacionet e bujshme përdoren nga qeveria për të mbytur me zhurmën e propagandës skandalet dhe krimet e qeverisë së Edi Ramës.

Ndryshe nga çfarë kërkojnë shqiptarët dhe bëjnë thirrje partnerët tanë strategjikë, realiteti flet qartë: Me Edi Ramën nuk ka luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit, me Edi Ramën stabiliteti është vetëm një fasadë!

Për sa kohë vendi është nën sundimin e krimit, i cili qëndron bashkë me Edi Ramën në karrigen e kryeministrit, kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë presin rradhën e lirimit nga akuzat dhe mbylljes së dosjeve të krimit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME