Categories Lajme

Lirimi me kusht i Saimir Tahirit/ Yuri Kim: Zhgënjyese, rikthim te format e vjetra. Do ketë pasoja

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim e cilësuar si shumë zhgënjyese lirimin nga burgu të ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili do të kryejë në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 8 muaj.

Kim thekson se kjo kulturë e mosndëshkimit nuk është aspak e përshtatshme për Bashkimin Evropian dhe për një vend aleat të NATO-s.

Ajo thekson se “SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri.

SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan ambasadorja Kim.

Ndërkohë më herët, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas lirimit me kusht, reagoi përmes një mesazhi, ku theksoi se do të vijojë të kërkojë drejtësi.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Saimir Tahiri shkruan se për sa kohë kaloi në qeli pati mundësi të njihte padrejtësinë ndërsa thekson se tani e tutje do të kërkojë të drejtën e tij.

“Do vazhdoj te kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty, që ke besuar gjithmonë te gjithcka jam, e kam bërë unë!  Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke me kujtuar çmimin e së vërtetës.  Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim! Faleminderit pamasë te gjithëve!”, shkruan Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri la sot qelinë me vendim të gjykatës së Elbasanit, pas më shumë se një viti në burg për ta vijuar pjesën tjetër të dënimit në shtëpi.

Tahiri vuante dënimin e tij në burgun e Lushnjës, pasi ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar për ‘Shpërdorim detyre” ndërsa i ka mbetur më shumë se 1 vit burg për të kryer ende.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “Lejohet i dënuari Samir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës se qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord”.

Saimir Tahiri u dënua me burg në shkurt të 2022, ndërsa disa herë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga burg, kërkesë që nuk ishte pranuar. Ish-ministrit Saimir Tahiri përtej dënimit i është hequr e drejta edhe për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare.

Tahiri dyshohet se kishte lidhje me dy anëtarë të organizatës, vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari i arrestuar në Itali. Habilajt janë të afërm të ish-ministrit, emri i të cilit ka dalë disa herë në përgjimet e kryera nga hetuesit italianë.

Pas hetimeve SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin me akuzat për “Shpërdorim detyre” “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, por GJKKO vendosi ta dënojë atë vetëm për “shpërdorim detyre” me 5 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3.4 vite burg.

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Maks Haxhia tha se kishte disa arsye që gjykata vendosi në favor të lirimit nga qelia të Saimir Tahirit. Haxhia tha se bashkëshortja e Tahirit ka probleme shëndetësore dhe nuk kujdeset dot për fëmijët, ndërsa vetë ish ministri nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore dhe i kanë mbetur më pak se 2 vite burg për të mbyllur dënimin./rtsh.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME