Aziz Xhaferi, 73-vjeçari nga fshati Kallarat i Vlorës është lënë i lirë.Kjo edhe falë edhe përfshirjes së Ora News dhe gazetarit nga Vlora Edi Ruci që e trajtoi çështjen deri në imtësi duke shkuar deri në fshatin Kallarat.
Tashmë G jykata e Vlorës ditën e sotme ka ndryshuar masën e sigurisë nga “ar rest me b urg” në “detyrim paraqitje”. Pas mbikëqyrjes së qartë të telefonatave dhe provave g jykata e Vlorës ka konstatuar se në rastin e shtetasit Aziz Xhaferi kishte keqkuptime në përgjimet e telefonatave dhe ky shtetas nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Ora News e ka pritur Xhaferin para ambienteve të p araburgimit në Vlorë ku ka marrë dhe një interviste për të mësuar më tepër rreth tij. Ai u a kuzua së bashku me 47 persona të tjerë për kultivim e trafikim të l ëndëve n arkotike. Ora News udhëtoi në fshatit Kallarat për të parë kushtet ekonomike dhe sociale që jetonte Xhaferi përpara ar restimit nga policia.

