Categories Lajme

Lirohet nga detyra Prefekti i Qarkut të Elbasanit, ja kush e zëvendëson

Klevis Xhoxhi do të jetë Prefekti i ri i Elbasanit dhe këtë javë do të zëvendësojë Maksim Malajn, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë i Kryeministrit Edi Rama.

Gjeneral Major Maksim Malaj mbajti këtë post për disa muaj me Vendim të Këshillit të Ministrave. Malaj ishte rikthyer në postin e Perfektit të Qarkut të Elbasanit për herë të dytë gjatë Qeverisë Rama 2. Pasuesi i tij, Klevis Xhoxhi, është një nga eksponentët e njohur të PS në Elbasan. KUSH ESHTE KLEVIS XHOXHI

Klevis Xhoxhi ka lindur në Elbasan, në nëntor të vitit 1978. Ka mbaruar studimet për degën Juridik. Në vitin 2010 certifikohet për pjesëmarrje të sukesshme për “International Summerschool Albania – Driving Sustainable Development Towards the EU Challenges.” Më pas, në vitin 2011 specializohet në Master të nivelit të dytë në Shkenca Politike, profili Administrim Publik.

Klevis Xhoxhi ka një karrierë të larmishme, duke filluar nga viti 2003-2006 si jurist pranë Zyrës Juridike të Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan. 2006-2007 ka qenë Drejtor Rajonal i Agjensisë së Sigurimit të Automjeteve. Në vitin 2007-2008 ka pasur funksionin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun, Bashkia Elbasan. Në vitin 2008-2015 pozicionohet si Drejtor i Qendrës Ekonomike të Arsimit Elbasan. Klevis Xhoxhi, nga 2015 në vazhdim, merr përgjegjësinë e pozicionit zv/Kryetar Bashkie Elbasan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME