Është zbuluar lista e kandidatëve pretendentë të titullit “Vetura e vitit”, e në këtë garë pritet të marrë pjesë edhe gjeneratë e tetë e Volkswagen Golf që ende nuk është shfaqur para publikut. Pjesëmarrja e tij është mundësuar vetëm nëse respektohen kërkesat e parashtruara. Në fakt kushti kryesor është që kjo veturë të prezantohet deri në fund të këtij viti, dhe të ekspozohet në të paktën pesë shtete evropiane, transmeton Telegrafi.
Më 25 nëntor pritet të përzgjidhen shtatë finalistët nga një juri profesionale, kurse fituesi pritet të shpallet më 2 mars të vitit të ardhshëm në panairin e veturave që do të mbahet në Gjenevë. Është interesant se në mesin e 35 kandidatëve pretendentë për titullin e veturës më të mirë të vitit, 6 prej tyre janë plotësisht elektrike.
Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar triumfues ka dalë vetura elektrike Jaguar I-Pace që rrëmbeu titullin e veturës së vitit. E para tij kishte fituar Volvo XC 40, e edhe më herët Peugeot 3008 (2017), Opel Astra (2016, VW Passat (2015), Peugeot 308 (2014), derisa në vitin 2013 këtë titull e fitoi Golf 7.
Lista e plotë e modeleve të nominuara për titullin e veturës më të mirë në Evropë:
Audi E-Tron
BMW 1 Series
BMW Z4
BMW X6
BMW X7
DS3 Crossback
Ferrari F8 Tributo
Ford Puma
Kia e-Soul
Mazda3
Mazda CX-30
Mercedes-Benz CLA
Mercedes-Benz EQC
Mercedes-Benz GLB
Mercedes-Benz GLS
Nissan Juke
Opel Corsa
Peugeot 208
Porsche 911
Porsche Taycan
Range Rover Evoque
Renault Captur
Renault Clio
Renault Zoe
Škoda Kamiq
Škoda Scala
SsangYong Korando
Subaru Forester
Tesla Model 3
Toyota Camry
Toyota Corolla
Toyota RAV4
Toyota GR Supra
Volkswagen Golf 8
Volkswagen T-Cross.