Categories Lajme

Lista/ Nga Rama, Ahmetaj, Nano e Ardi Veliu, 24 personat që dëshmojnë në Komisionin e 25 prillit

Komisioni Hetimor për hetimin e krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të thërrasë për të dëshmuar 24 funksionarë publikë. Ata do të japin sqarime në lidhje me disa pika të përcaktuara nga komisioni i drejtuar nga demokratët.

Lista ka emra nga kryeministri Edi Rama, zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kreu i SPAK Arben Kraja, drejtuesin dhe ish-drejtuesin e policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Ardi Veliu e deri te dy gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

Kryetari i këtij komisioni Enkelejd Alibeaj deklaroi në mbledhjen e sotme se hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve, kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve publike.

“Hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve. Hetimi do të hetojë kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, cila janë subjektet që janë detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë autorët për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor sa i takon shpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

Cilat janë subjektet që i kanë shkelur detyrimet ligjore dhe cilat janë arsyet që i kanë shtyrë për kryerjen e këtyre shkeljeve, Cili është kuadri ligjor që rregullon dhënien e lejeve të legalizimit gjatë procesit zgjedhor. Cilët janë subjektet e ngarkuar nga ligji për dhënien e lejeve. Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë subjektet e mësipërme për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor që rregullon punësimet në administratën publike.

Detyrat e komisionit janë kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve për mbledhjen e informacionit. Kontrolli i veprimeve të organeve publikeve sa i takon dhënies së shpërblimeve, kompensimeve, dhënien e ndihmës ekonomike. Do të hetohet numri i procedimeve penale për krimet zgjedhore dhe fazën e hetimit të tyre. Komisioni hetimor do të përdorë të gjitha metodat e hetimit, përfshirë këqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse. Në përputhje me nevojat gjatë hetimit do caktohet ekspertë”, tha Alibeaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME