Një punonjës i policisë së Sarandës denoncon se shpërblimet e Vitit të Ri janë dhënë në mënyrë jo të barabartë për punonjësit.
Denoncimi i policit është bërë te ish-kryeministri Berisha, ku shefi i logjistikës së bashku me zyrën e financave janë sjelle sipas tij si u ka dashur qejfi me punonjësit.
Sipas tij disa pastruese kanë marrë shpërblim, dhe disa prej policëve nuk u është përmendur emri fare.
Reagimi i Berishës:
Përshendetje Doktor dhe gëzuar!
Unë jam një punonjës policie në komisariatin e Sarandës dhe dua të ndaj me ju një shqetësim të madh për sa i përket shpërblimeve të dhena nga ana e komisariatit, ku dikush është parë me syrin e nënës dhe të tjerë, me syrin e njerkës, ku disa prej oficerëve nuk kanë marrë asnjë qindarkë, ndërsa të tjerë kanë marrë shpërblim deri në shumën 500 mijë lekë.
Këtu futen edhe pastruesa e mirëmbajtës, ndërsa punonjës policie që kanë punuar me shpirt as janë përmendur fare, kjo pasi shefi i logjistikës së bashku me zyrën e finances kanë bërë si u ka dashur qejfi.
Po ju vë në dispozicion edhe listën e mjerë që kanë bërë këta persona.