Categories Lajme

Trashëgimia kulturore, motor zhvillimi

Ministria e Kulturës edhe gjatë vitit 2019 ka në objektivat e saj restaurimin dhe rijetëzimin e qendrave të tjera historike dhe monumenteve të kulturës që kanë një potencial për turizmin kulturor.

Procesi për mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore është i rëndësishëm dhe vetëm gjatë vitit 2018 janë kryer punime mirëmbajtje në mbi 170 monumente kulture si banesa, objekte kulti, kala etj. Për këtë arsye prioritet për shpenzimet korente të buxhetit të 2019 do të përqendrohen tek mirëmbajtja e monumenteve të kulturës sipas listës së emergjencës së gjendjes së tyre fizike.

Gjithashtu një tjetër objektiv për vitin 2019 i Ministrisë së Kulturës është ”Trashëgimia kulturore, motor zhvillimi” për ta kthyer atë në një vlerë ekonomike.

Trashëgimia kulturore është një potencial i jashtëzakonshëm ende i pashfrytëzuar. Kthimi i saj në destinacion gjithëvjetor turistik dhe nxitës për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik kërkon ruajtjen dhe rehabilitimin e vlerave të saj.

Kombinimi i programit të rilindjes urbane me atë të restaurimit dhe rijetëzimit të qendrave historike është një model suksesi, kombinim i cili do vazhdojë dhe gjatë 2019.lexo.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME