Categories Lajme

Litarë e çadra 10 metra larg! Italia nis provat për plazhin

Pavarësisht se shumica dërrmuese e shqiptarëve ka qëndruar në shtëpi për mëse një muaj tashmë për shkak të koronavirusit, rritja e temperaturave dhe ditët e shtuara me diell, detyrimisht të bëjnë të pyesësh se çfarë do të ndodhë me sezonin veror në vend dhe sesi do të mund të bëjnë plazh shqiptarët Prej disa ditësh tashmë po diskutohet mbi strategjinë dhe planet që do të ndërmerren nga qeveria për të startuar (të paktën) në korrik e gusht sezonin veror. Deri më tani kanë dalë një sërë variantesh deri tek ato më ‘ekstremë’, që përfshinin marrjen e një leje në portalin e-Albania, njëlloj siç bëjnë sot të gjithë shtetasit në Shqipëri për të dalë në pazar.

Ideja u prezantua nga Ministri i Turizmit Klosi, por një ditë më vonë, kreu i qeverisë Edi Rama e hodhi poshtë këtë ‘variant’, duke thënë se qeveria ende nuk ka vendosur se cilat do të jenë masat që do të merren për të garantuar një sezon turistik pa një rritje të numri të të infektuarve me koronavirus. Përtej këtij ‘detaji’, Ministria e Turizmit ka nisur disa orvatje për të krijuar një plan për mbarëvajtjen e sezonit veror dhe duket se plani në fjalë, do të ‘kopjohet’ nga modeli italian.

Dhe pikërisht mbi ‘planin italian’, media e shtetit fqinj ka publikuar disa variante apo ‘prova’ që po bëhen në terren, për të parë mundësinë e distancimit social në plazhet e Italisë. Konkretisht në një ndër plazhet e Puglia-s në Itali, po kryhet një ‘provë teknike’, ku çadrat kanë një hapësirë prej 10 metrash katrorë rëre dhe janë të ndara me litarë me çadrat e tjera. Ndërkohë distanca mes dy shezlongëve do jetë të paktën 1 metër. Më poshtë disa nga fotot e ‘eskperimenteve’ që po bëhen në Itali dhe që me gjasë mund të aplikohen në Shqipëri gjatë muajve të verës. Por ndërkohë, mbi mundësinë e kohës se kur mund të nisë plazhi, as mjekët nuk dinë të thonë nëse duhet të nisë sezoni apo jo. Në një intervistë për report tv, zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, bëri me dije se ajo e uron me gjithë shpirt nisjen e plazhit, por është e pamundur të bëhet një parashikim i tillë. “Do isha shumë e lumtur të isha në gjendje unë të bëja të tilla parashikime në kohë. E uroj me gjithë shpirt të ndodhë, dhe shpresoj që ky urim në ditë pashke, të bëhet realitet”, tha mjekja Rakacolli, zv.Ministre e Shëndetësisë.

Deri më tani qeveria ende nuk e ka bërë publik një plan mbi nisjen e sezonit veror dhe cilat do të jenë masat që do të merren. Madje këtë të dielë në një intervistë për Klan, Ministri i Turizmit tha se i takon mjekëve që të vendosin nëse Shqipëria duhet ‘hapur’ për plazh apo jo, një argument që i krahasuar më sipër me atë të zv.Ministres, të lë të kuptosh se ende askush nuk di se çfarë do të bëjë me sezonin veror.

“Kjo ditë shënonte hapjen e sitës së plazhit, do duhet të ishin plazhet plot, por pandemia na ka vënë në rrezik dhe them që prioritet është jeta e njerëzve, pastaj teknikat dhe politikat, për hapjen më shumë a më pak do e vendosin doktorët. Ka ardhur koha të mendojmë për turizmin, kemi filluar të bëjmë një strategji. Ka nevojë që të mbështetet turizmi duke bërë pushime brenda kufijve. Ajo që do punojmë me Ministrinë e Shëndetësisë  janë parimet e Organizatës Botërore të Turizmit por dhe me dakordësim me partnerët e rajonit, po përgatisim rregullat për distancimin social edhe në zonat e plazhit, po përgatisim edhe opinionin që dhe këtë vit plazhi nuk mund të jetë si në 2019,  do jetë gjithçka më e reduktuar. Por ne shpresojmë që do të kemi mundësi që sezoni të ketë turizëm”.-tha Klosi./EXPRES

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME