Maturantët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit kundër provimit të djeshëm të Letërsisë. Ata deklarojnë se janë penalizuar nga testi i cili ka pasur pyetje jashtë programi dhe testi nuk i ishte përmbajtur programit për të cilin ata ishin përgatitur. Maturantët kërkojnë sqarim nga ministrja e Arsimit. “Besa dil përjashta. Pse keni frikë. Hape derën!” – thërrasin ata. “Duam mundësi për rivlerësimin e provimit, mos vlerësim për pyetjet jashtë programit. Ky provim na kushton shkollën” thanë maturantët dhe paralajmërojnë bojkot të provimeve pasardhëse. Gjimnazistët u ulën këmbëkryq dhe bllokuan lëvizjen e makinave për disa minuta.
Categories
Lajme
LIVE/ Maturantët në protestë para MAS: “Besa na preve në besë!
