Categories Sport

Liverpuli çon në “ferr” Sitin, “Anfield” shpërthen në festë

Liverpuli, pa rivalë në Premier League. Kampionët e Europës gjunjëzuan 3-1 Mançester Sitin në mitikun “Anfield” në atë që konsiderohej përballja që do të vendoste në njëfarë mënyrë një pjesë të titullit në elitën e futbollit anglez, pasi formacioni që drejtohet nga Guardiola është i vetmi që mund t’u japë shqetësime serioze “The Reds” në rrugën drejt triumfit. Gola, polemika për 11-metërsha të padhënë, emocione dhe spektakël. Kjo përballje ofroi gjithçka, por në fund festoi Jurgen Klopp me të tijtë, që e shohin veten +9 nga Citizens (34/25), që tashmë janë parakaluar në renditje nga Leicesteri dhe Çelsi (me nga 26 pikë).

Liverpuli e vuri poshtë Sitin që në minutat e para, duke kaluar në epërsi pa u mbushur 6 minuta lojë me Fabinhon, i cili goditi saktësisht nga jashtë zonës, 1-0. Të forta protestat e Citizens, që pretenduan pak sekonda më parë një penallti për prekjen e topin me dorë nga Alexander-Arnold, por kryesori u tregua u vendosur duke bërë me shenjë që të vazhdonte loja. Në minutë e 13-të, një aksion i bukur nga e majta me Robertson u përmbyll me golin me kokë të Mohamed Salah, që nuk i dha mundësi për të reaguar portierin Bravo.

Livrpuli e “vrau” ndeshjen në fillim të pjesës së dytë, me Mane që u shërbye me një kros perfekt nga Henderson, për të shënuar golin e 3-0. Citizens nuk kishin më ç’të humbnin dhe u hodhën në sulm për të tentuat përmbysjen e madhe, por mundën vetëm të ngushtonin rezultatin në 3-1 me Bernardo Sivan në minutën e 78-të.

Nuk përmbahet Pep Guardiola në minutën e 83-të, pasi kishte pretendime për 11-metërsh skuadrën e tij, sërish për prekje të topit me dorë nga Alexander-Arnold, por nuk pyet kryesori, që vijon lojën. Mbyllet me fitoren e merituar të Liverpoolit kjo përballje e madhe e futbollit anglez, që kishte mbërthyer me qindra miliona shikues para ekranit të gjithë globin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME