Categories Lajme

Lleshaj në spital te policët e plagosur gjatë protestës: Opozita të distancohet nga dhuna

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar në spital për të parë nga afër policët që u lënduan gjatë protestës para parlamentit të banorëve të zonës së ‘Astirit’. Në një deklaratë për mediat Lleshi i bëri thirrje opozitës që të distancohet nga këto akte, ndërsa theksoi se kush ngre dorë ndaj policisë do të ketë zero tolerancë.

“Është për të ardhur keq e papranueshme që në një ditë të tille krejt normale të ndodhë një ngjarje anormale, të goditet Policia e Shtetit. Sot për fat të keq është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm që në shkelje të ligjit ngrenë dorë mbi policinë e shtetit. Po ashtu forca politike inspirojnë dhunë ndaj policisë së shtetit. Janë një numër i konsiderueshmë policisësh të dëmtuar. Policia është policia e tyre, mban mbi supe simbole të kombit kush ngre dorën ndaj saj ngre dorën ndaj interesit publik dhe vlerave e simboleve kombëtare. Përfaqësues politikë të caktuar që mundohen të fitojnë kapital politik të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme, dhe të dalin në mbështetje të policisë. Ata që kanë guxuar të ngrenë dorë, mos ta kuptojnë tolerancën si dobësi, nuk është akt dobësie, dhe nuk ka për t’u toleruar”, tha Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME