Categories Lajme

Meta takon Zaev: Përfundoni marrëveshjen për çështjen e emrit

Presidenti i Shqipërisë ka zhilluar një vizitë zyrtare në Shkup ku është takuar me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.

Gjatë takimit, Meta përgëzoi Zaev për përparimin e shënuar nga vendi i tij si dhe vuri në dukje dëshirën që Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit të përfundojë sa më shpejt.

“Është me rëndësi përfundimi me sukses i Marrëveshjes së Prespës. Kjo do të mundësonte jo vetëm anëtarësimin zyrtar të Maqedonisë në NATO, por do të ndihmonte edhe marrjen e një vendimi të favorshëm në qershor për procesin integrues europian, duke shënuar sukses për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit tonë,” -u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti theksoi se Shqipëria është e angazhuar për respektimin e të drejtave të pakicës maqedonase. Ai gjithashtu shtoi se është me rëndësi bashkëpunimi i qeverive të dy vendeve në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ndërsa Zaev vuri në dukje se Maqedonia  ka si objektiv krijimin e një shoqërie shumetnike  me të drejta dhe trajtim të barabartë për të tërë qytetarët e saj.

“Pas zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për gjuhën shqipe, përfundimit me sukses të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, kryerjes së reformës në drejtësi, në administratën publike, etj, Maqedonia shpreson të realizojë ëndrrën e saj për anëtarësim në NATO dhe përparimin në procesin integrues europian,” -tha kryeministri maqedonas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME