Categories Lajme

Lleshaj për mani pulimin e listave zgjedhore: Përralla, përralla, çdo qytetar mund ta verifikojë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, iu përgjigj sërish nga Vlora akuzave të opozitës për manipulimin e listave të votuesve. Duke i konsideruar terësisht akuza politike dhe të pabaza, Lleshaj tha se cilido qytetar mund të paraqitet pranë njësisë së tij administrative ose përmes e-Albania dhe të verifikojë se ndodhet në atë Qendër Votimi që ka qenë. Lleshaj nënvizoi se Qendra e Votimit mund të ndryshohet vetëm me pëlqimin e qytetarit kundrejt plotësimit të kushteve ligjore. Duke kujtuar se listat e votuesve janë publikuyar dy herë që prej filimit të tetorit, Lleshaj njoftoi se ekstrakti i tretë del në fillim të dhjetorit.

Lleshaj: Kemi përgenjështruar dhe hedhur poshtë me vendosmëri të gjithë zërat që përpiqen të krijojnë një klimë dezinformimi në radhët e qytetarëve sa i përket listave zgjedhore. Listat zgjedhore janë publikuar dy herë nga fillimi i muajit tetor. Në fillim të muajit dhjetor publikohet ekstrakti i tretë. Nuk kemi asnjë rast konkret që një qytetar të ketë shkuar dhe verifikuar emrin e tij në listën zgjedhore pranë njësisë administrive ose online në e-Albania dhe të ketë thënë që më kanë lëvizur qendrën e votimit.

Nuk kemi asnjë rast, kemi vetëm pretendime politike të pambështetura dhe të gënjeshtërta që mundohen të krijojnë një tym që nuk mund të krijohet pasi realiteti është aq kokëfortë.  Qendra e Votimit mund të ndryshohet vetëm me pëlqimin e qytetarit kundrejt plotësimit të kushteve ligjore, të gjitha të tjerat janë përralla dhe vetëm përralla, të cilat i bëjnë dëm dhe nuk nderojnë autorët e tyre. Kjo histori është një zero e madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME