Categories Lajme

Lleshaj viziton në spital punonjësin e FNSH-së, u plagos gjatë kapjes së Fatmir Kolecajt

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ditën  e sotme ka vizituar në spital punonjësin e FNSH-së që u plagos ditën e djeshme.

Ai u plagos në krye të detyrës gjatë një operacioni policor për kapjen e Fatmir Kolecajt, i cili disa ditë më parë vrau vëlla e motër në Rrëshen.

Lleshaj ka qenë i shoqëruar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ministri Lleshaj u interesua për shëndetin e tij dhe shprehu gatishmërinë e autoriteteve shtetërore për të afruar çdo ndihmë të nevojshme më të specializuar. Ai i uroi shërim të shpejtë efektivit të forcave speciale.

Ndërkohë, mjekët e Spitalit të Traumës garantuan se gjendja e punonjësit të policisë është stabilizuar dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME