Categories Lajme

Lojëra fati në lokal, dy të shoqëruar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen për veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit. Sipas uniformave blu ndalimi i shtetasve S. Ç., 23 vjeç dhe R. K., 37 vjeç është bërë gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një aparat celular dhe një kompjuter me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

Njoftimi i plotë: Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Evidentohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Në pranga pronari i subjektit dhe bashkëpunëtori i tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasit S. Ç., 23 vjeç dhe R. K., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një aparat celular dhe një kompjuter me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME