Categories Lajme

Lopët i zë korenti, AKU falsifikon procesverbalin: Shkaku i ngordhjes, ‘plasja’

Në fshatin Shëngjergj të Tiranës në vitin 2021 tri lopë ngordhin pasi i zuri korenti dhe sot e kësaj dite banorët nuk janë dëmshpërblyer.

Elektriçistët shkuan direkt në vendngjarje dhe plotësuan procesverbalet që tensioni  10 kv kishte shkaktuar ngordhjen e lopëve, dokumentet u përcollën më pas në institucioneve përkatëse. Por veterinerit të zonës në bashkëpunim me zyrën e bujqësisë në këtë fshat u lind në mendje që shkakun e ngordhjes së lopëve ta ndryshonin. sëmundja e plasjes sipas tyre ishte shkaku i ngordhjes së lopëve, kjo pasi sipas banorëve të dëmtuar ” po t’i deklaronim kështu na thanë se mund të përfitonim ndonjë gjë “. Lopëve iu morën kampion gjaku të cilat sot dy prej tyre kanë dalë negative me plasje dhe njërës lopë ende pas një viti e disa muaj nuk i ka dalë rezultati i analizave.

Marinaldo Mema i cili kishte dy prej këtyre lopëve pohon për Fiksin se ato ishin e vetmja mundësi për t’u ushqyer vetë e fëmijët pasi kushtet ekonomike i kanë shumë të këqija. “Ne madje as nuk i groposëm lopët se kishim frikë se mos na thoshin që keni manipuluar provat. Erdhën morën kampionet e gjakut këta të bujqësisë dhe na thanë që do i groposim ne, por siç e shihni në vendngjarje kockat e lopëve janë këtu të shpërndara, askush nuk i groposi por i kanë ngrënë egërsirat”, pohon z. Mema.

Aktualisht banorët janë në hallë të madh pasi kanë frikë se nuk përfitojnë asgjë edhe nga OSHEE-ja, pasi në procesverbalë lopët figurojnë të ngordhura nga plasja. Edhe në zyrat e Drejtorisë së Veterinarisë dhe Bujqësisë në Tiranë  punonjëset e shpjegojnë mirë  qytetarin se në cilin rast përfiton rimbursim nga shteti. Kjo varet nesë lopët në rasin konkret do të kishin plasje , por analizat nuk e konfirmojnë këtë. në Këto kushte z. Mema i drejtohet veterinerit duke i thënë se pse janë plotësuar të tre procesverbalet për plasje pasi mund t’i prishet punë nga ana e OSHEE-së. Vetërineri i përgjigjet se këtë e bëri për të përfituar zotëria nga ana e zyrës së bujqësisë sepse nga OSHEE sipas tij nuk do të përfitojnë gjë.

Gazetarët u interesuan edhe te drejtori i Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, Sulejman Kullolli . Ai u shpreh për Fiksin  se është bërë inspektimi në vend  dhe është mbajtur një protokoll kontrolli lidhur me situatën.  Ai pohon se kafshët janë groposur nga veterinerët e tyre ndërkohë që banorët e mohojnë këtë gjë , plus edhe nga planet në vendngjarje dukeshin kockat e kafshëve të shpërndara në fushë.

I pyetur se kush ka qenë shkaku i ngordhjes së lopëve drejtori Kullolli shprehet se kanë parë një kabull të rënë në tokë, por që ata e kanë për detyrë të bëjnë edhe analizat për të parë nesë kafshët mund të kenë qenë të sëmura. Pyetjes se a përfitojnë pronarët e kafshëve të cilat janë të sëmurë me plasje drejtori pohoi që po.

Edhe pse kjo ndërhyrje e zyrës së bujqësisë  nuk rezultoi pozitive , sërish pronarët e lopëve të ngordhura janë në hall se nga kush do dëmshpërblehen, pasi procesverbalet janë plotësuar ndryshe nga realiteti./ Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME