Categories Lajme

Shtrenjtohet me 10-20% edhe çmimi i vezës, ja sa lekë kushton një kokërr

Në dyqanet e produkteve ushqimore sot çmimi i vezës me pakicë është rritur 10.5% më shumë se javën e kaluar, duke reflektuar shtrenjtimin me 20% në tregun e shumicës.

Çmimi i vezës arrin 21 lekë/kokërr nga 19 lekë që ishte më parë.

Drejtori i shitjeve në kompaninë prodhuese të vezëve “Ovvital”, z. Lilo Seraj, u shpreh për Monitor se rritja e çmimeve është ndikuar nga shtrenjtimi 54% i bazës ushqimore për pulat dhe dyfishimi i çmimit të energjisë.

“Deri ditën e shtunë të javës të kaluar çmimi i vezëve me shumicë nga kompania jonë ishte 15 lekë/kokërr. Këtë javë çmimi i shitjes u rrit 20%. Veza u shit 18 lekë/kokërr.

Deri javën e kaluar kemi përdorur rezervat ushqimore që janë blerë me çmim më të lirë . Për këtë arsye nuk kemi ndryshuar çmimin, me qëllim të mbronim konsumatorin. Tashmë prej 1 jave çmimet e lëndëve të para janë rritur me 54%. Çmimi i misrit ishte 37 lekë/ kg ka shkuar 58 lekë/kg. Soja ishte 95 lekë/kg ka shkuar 125 lekë/kg.

Vaji i sojës ( pjesë e bazës ushqimore për pulat) ishte 150 lekë/litër ka shkuar 300 lekë/litër. Çmimet janë rritur edhe për shumë produkte të tjera që kanë lidhje me bazën ushqimore. Energjia për biznesin e madh u rrit. Fatura e muajit janar është dyfish më e lartë se janar 2021.

Nafta që ka lidhje me pjesën e shpërndarjes u rrit me 20-25%”, pohon z.Seraj.

Në këtë periudhë për prodhuesit e vezëve shqetësim nuk është vetëm shtrenjtimi i lëndëve të para, por mungesa e tyre në treg. “Nga Ukraina bëheshin furnizimet kryesore me misër për shkak të çmimit të leverdisshëm.

Mbyllja prej 1 jave e eksporteve të Serbisë na ka shtuar akoma më tepër vështirësitë për gjetjen e lëndës të parë. Kemi nisur furnizumet me misër dhe sojë nga Kanadaja dhe Amerika Latine, ku çmimet jo vetëm janë më të larta, por edhe koha e mbërritjes të tyre është e largët. Pavërsisht situatës po vazhdojmë furnizimet me çdo lloj kosto, që të mos preket prodhimi”, veçon drejtori i shitjeve të kompanisë “Ovvital”.

Lënda e parë e prodhimit të vezës dhe mishit të pulës zë 85% të kostove të tyre (35% e zë lënda e sojës, çmimi i së cilës është dyfishuar.) Rritja e lartë e çmimeve të lëndëve të para nisi që në muajin mars të 2021. Prodhuesit e vezës ngritën edhe vjet shqetësimin për dyfishimin e çmimit të sojës dhe misrit. Vjet 1 kg sojë u ble 90 lekë nga 55 lekë/kg që ishte para pandemisë.

Ndërsa misri vjet në mars u ble 200-250 euro/ton nga 150 euro/ton që shitej në 2019. Rritja e çmimit të vezëve ka qenë e herpashershme në treg, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para.

Operatorët kryesorë të tregut të prodhimit të vezëve pohuan se çmimi i shitjes me pakicë nga fermat për shkak të shtrenjtimit të lëndëve ushqimore, në mars 2021 arriti 13 lekë për kokërr nga 9-11 lekë për kokërr që ishte para pandemisë./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME