Categories Sport

Lorik Cana bën thirrje për lejimin e votës së emigrantëve

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, mbetet një zë aktiv edhe pasi është tërhequr nga futbolli. Në një mesazh të shpërndarë në profilin e tij në rrjetet sociale, Cana bën thirrje që të gjithë qytetarët shqiptarë të firmosin peticionin për të llogaritur votat e Diasporës Shqiptarë që nga zgjedhjet e ardhshme elektorale.

Mesazhi i Canës Të dashur, miq, vëllezër dhe motra,

Ditët e fundit, politika shqiptare po diskuton ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në këto kohë të vështira kur po përballemi me koronavirusin dhe po kujdesemi për familjet dhe njerëzit tanë, kemi një dritare për të ndryshuar të ardhmen e Shqipërisë nëpërmjet fuqisë së Votës së Diasporës.
Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të bëjë rekomandimet në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe Votën e Diasporës në lidhje me zgjedhjet e planifikuara për vitin 2021.

Ju lutem, firmosni peticionin, bashkohuni me familjet dhe njerëzit tuaj, qarkulloni çdo lloj kontakti midis njëri-tjetrit.

Stabiliteti i Shqipërisë varet nga kjo gjë! Reforma e nevojshme Zgjedhore për Përfaqësim me Lista të Hapura dhe Votën e Diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitetin politik, zhvillimin ekonomik dhe do të reflektojë vullnetin e vërtetë të popullit. Kosova e ka realizuar një gjë të tillë, le ta bëjmë dhe në Shqipëri!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME