Pak ditë më parë, bashkëshortja e Lorik Canës, na dha lajmin e ëmbël që është në pritje të fëmijës së dytë. Ky është një moment i bukur për familjen Cana , që siç duket dhe nga fotot po e presin me emocion të madh.

Kështu Loriku do bëhet baba për herë të dytë e nëna e tij gjyshe sërish. Mirëpo nëna e Lorikut nuk ngjan aspak si gjyshe. Ish-kapiteni ka postuar sot një foto krah të ëmës dhe bukuria e saj ka bërë që të vërshojnë komplimentat. Loriku e shoqëron postimin me një fjalë: “Nanaaaa” dhe një zemër.

