Kapiteni i Francës dhe kampioni i Botës, Hugo Loris, respekton Shqipërinë dhe kërkon nga bashkëlojtarët që të tregojnë kujdes sepse vetë porteri i Totenhemi është përballur 5 herë me kuqezinjtë dhe e di që duhet vlerësuar maksimalisht skuadra e Edi Rejës. Sipas Loris, Franca duhet të futet në fushë me dëshirën për të bërë mirë.
“Çelësi i suksesit në këtë përballje do të jetë përdorimi i topit. Shqipëria do të na lërë shumë pak hapësira. Janë një skuadër efikase në goditjet standarde. Agresivë në duele, të gatshëm që të bëjnë përpjekje të mëdha në fushë. Ata janë të gashtëm të sfidojnë Francën në shtëpi. Në duhet të hyjmë në fushë gjithashtu me dëshirën për të bërë këto përpjekje. Duhet të respektojmë pozicionet tona dhe të bëjmë këtë Shqipëri të arrijë në limitet e saj. Unë kam pasur rastin të përballem me ta 5 herë në karrierën time dhe ka qenë gjithmonë e vështirë. Ne e dimë që Shqipëria ka ndryshuar trajnerin kohët e fundit. Shumica e lojtarëve luajnë jashtë vendit, kryesisht në Itali. Disa futbollistë ishin të pranishëm edhe në Euro 2016. Do t’i studiojmë me video për të pasur një ide më të qartë”, u shpreh Loris.