Categories Lajme

LSI Durrës: Qeveria u mohon mjekëve shpërblimin e fundvitit

Anëtari i Kryesisë së LSI Durrës, njëkohësisht dhe mjek, higjenist, epidemiolog, Nestor Memsuri përmes një reagimi në rrjetin social Facebook thotë se qeveria u mohon mjekëve shpërblimin e fundvitit. “Të lënë në harresë, mjekëve të familjes nuk u është dhënë shpërblim dhe u është refuzuar paga e 13-të, të cilën e kanë marrë çdo vit. Mjekët e familjes vijojnë të përballojnë një ngarkesë shumë të madhe gjatë gjithë pandemisë së Covid-19, duke punuar orar pa orar, me pacientë të prekur me Covid dhe ata me patologji të tjera”, shkruan në reagimin e tij Mensuri.

Reagimi i plotë: Qeveria u mohon mjekëve shpërblimin e fundvitit. Pavarësisht kërkesës së sindikatës së mjekëve qeveria refuzon pagën e trembëdhjetë. Të lënë në harresë, mjekëve të familjes nuk u është dhënë shpërblim dhe u është refuzuar paga e 13-të, të cilën e kanë marrë çdo vit. Mjekët e familjes vijojnë të përballojnë një ngarkesë shumë të madhe gjatë gjithë pandemisë së Covid-19, duke punuar orar pa orar, me pacientë të prekur me Covid dhe ata me patologji të tjera. Ata janë heronjtë që po mbajnë një peshë të madhe në luftën kundër pandemisë. Mjekëve në qendrat shëndetësore të cilët trajtojnë pacientë me Covid nuk u paguhen as orët e tyre shtesë në punë.

Çdo fundviti ata merrnin pagën e 13-të dhe një shpërblim në bazë të numrit të vizitave që kryenin, këtë vit ku ngarkesa ka qenë edhe më e madhe kjo pagesë u është refuzuar. Në televizor, rrjete sociale dhe në propagandën qeveritare këta mjekë shpallen heronjtë e heshur, ndërkohë vlerësimi financiar për heroizmin e tyre është diskriminues. STOP  propagandës dhe vlerësoni mjekët pasi çdokush prej tyre ka sakrifikuar dhe ka punuar maksimalisht dhe profesionalisht. Kontributi i tyre është heroik në këtë betejë të madhe. Nestor Memsuri
Mjek, Higjenist – Epidemiolog Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës #DurresiShtepiaJuaj  #LSI

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME