Categories Lajme

Mbyllja e Italisë për festa, emigrantët shqiptarë nxitojnë të kthehen në vendlindje përmes portit të Durrësit

Mbyllja e paralajmëruar e Italisë për festat e fundvitit në kuadër të masave anti-Covid ka rritur ndjeshëm fluksin e pasagjerëve në drejtim të portit të Durrësit. Mbrëmë ka pasur fluks të madh në portin e Barit. Numri i pasagjerëve që pritet të mbërrijnë sot në Durrës parashikohet të arrijë 3400. Burime nga porti bëjnë me dije se kanë arritur rreth 1398 pasagjerë me tragetin Aurelia, si dhe 953 pasagjerë me tragetin Af Claudia.

Sipas protokollit anti-Covid, tragetet udhëtojnë me 70 përqind të kapaciteteve mbartëse. Trageti Bari që është lundrim ka në bord rreth 1083 pasagjerë. “Italia do të jetë zonë e kuqe me një regjim lockdowni të plotë në ditët festive e parafestive të Krishlindjes e të ndërrimit të viteve, ndërsa nga data 24 dhjetor deri më 6 janar 2021, i gjithë vendi do të jetë një zonë e portokalltë me masa izolimi brenda komunave, rajoneve e provincave të çdo individi.”

Regjimi i izolimit të plotë në Itali do të jetë i vlefshëm për 10 ditë rresht. 24, 25,26. 27, 31 dhjetor 2020 e 1,2.3. 5 e 6 janar 2021. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri italian Giuseppe Conte, gjatë një dalje publike ku informoi popullin italian se qeveria në kuadrin e periudhës festive, ka firmosur urdhrin e masave të reja për të luftuar rrezikun e pandemisë e cila vazhdon të regjistrojë në Itali një numër të lartë viktimash e personash të infektuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME