Categories Lajme

LSI feston 17-vjetorin e themelimit, Kryemadhi: Misioni vazhdon

Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 17-vjetorin e themelimit si një parti politike në Shqipëri. Monika Kryemadhi e cila ka qenë pjesë e LSI që në ditën e parë të themelimit dhe sot është kryetare ka vendosur të urojë gjithë anëtarët e mbështetësit e partisë.

Urimi i saj shkon kundrejt atyre që kanë luftuar dhe vijojnë të luftojnë për çfarë përfaqëson LSI, teksa paralajmëron se misioni i vazhdon. Lëvizja Socialiste për Integrim u krijua më 6 shtator të 2004 si një fragment politikanësh të shkëputur nga PS, me në krye Ilir Metën.

Në zgjedhjet e para që garoi LSI në 2005 fitoi 3 mandate, në 2009 LSI mori 4 mandate dhe u bë për herë të parë pjesë e qeverisë falë koalicionit me PD. Në 2013 LSI mori 16 mandate dhe formoi qeverinë me PS ndërsa në 2017 arriti kulmin me 19 mandate të fituara, por kaloi në opozitë.

Kryetari i LSI, Ilir Meta u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë dhe në ato zgjedhje LSI garoi me kryetar Petrit Vasilin, ndërsa më pas drejtimin e partisë e mori Monika Kryemadhi e cila vijon ta ketë edhe sot. Edhe sot LSI vijon të jetë në opozitë pasi në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 mori 4 mandate. Postimi i plotë: Gëzuar ditën e LSI . Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson. Misioni vazhdon

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U jepte doza të larta insuline pacientëve: Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy vjet i zhdukur pa asnjë gjurmë, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt nga ‘Metamorfoza1’

Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin këtë të shtunë më datë 4 maj 2024,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me 3 fëmijët e mitur largohet pa gjurmë nga banesa

Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME