Kanidati i LSI në Vlorë, Luan Rama, shkruan në “Facebook” se të rinjtë socialistë janë bashkuar me partinë e tij. Ai publikon disa foto, ku thekson se “Asnjë shpifje, asnjë kërcënim, asnjë shantazh nuk e përçan dot LSI-në, forcën e madhe të fitores në 25 prill”.
Mesazhi i Luan Ramës:
25 prilli – dita e madhe e fitores:
TË RINJ SOCIALISTË BASHKOHEN ME LËVIZJEN SOCIALISTE PËR INTEGRIM
Me Ledin dhe djemtë socialistë sypatrembur të Vlorës që të fyer e poshtëruar nga rilindja, bashkohen me LSI-në që 25 prilli të jetë edhe për socialistët e Vlorës dita e madhe e fitores.
Asnjë shpifje, asnjë kërcënim, asnjë shantazh nuk e përçan dot LSI-në, forcën e madhe të fitores në 25 prill.