Categories Kuriozitete

‘Luani i malit’ i pret rrugën, 26 vjeçari regjistron 6 minutat e rralla

Një djalë i ri provoi përballjen e tmerrshme me një familje kugarësh, të njohur si “luanë të malit”, nëna e të cilëve e ndoqi për gjashtë minuta. Pavarësisht frikës, djaloshi nga Utah, SHBA, regjistroi makthin në një video 6-minutëshe që është bërë virale në rrjet. I riu 26 vjeçari Kyle Burgess, kishte dalë për vrap pranë shtëpisë së tij në kenionin Slate pranë qytezës Provo, kur pa grupin e këlyshëve të egër.

Duke besuar se ishin këlyshë riqebulli, të cilët shihen shpesh në zonë, ai nisi t’i regjistronte ata me celular, por momente më vonë shfaqet nëna e tyre dhe djali kupton që ishin luanë mali, pasi nëna e tyre protektive u sul me vrull drejt tij. Tmerri i tij është i qartë nga zhurmat e videos ku djali i ulëret kugarit që e ndjek përgjatë rrugës me pemë.

“Qenke i mirë!” dëgjohet që thotë Burgess teksa nëna e këlyshëve vazhdon ta ndjekë. “Qenke maçok i mirë. … Ngadalë ngadalë .. hajde.” Pas rreth tre minutash të pamjeve, kugari nis të bëhet më agresiv dhe nis të hungërijë e të tregojë dhëmbët kërcënueshëm.

“OK, ndoshta tani do të vdês,” dëgjohet që thotë djali. “Hë pra tani mos bëj kështu, nuk dua të vdês sot”, i thotë ai kafshes. Burgess nis t’ia kthejë ulërimat kafshës së egër, teksa vazhdon ngadalë të sprapset.

Pas rreth 6 minutash që ndiqet nga kugari i egër, Burgess ulet shpejt për të kapur një gur ne toke dhe e lëshon ndaj kafshës duke e trembur, dhe këtu luani i malit kthehet prapa për te këlyshët e saj. Por megjithë emocionet e panikut Burgess thotë më pas se ishte i shtangur nga bukuria e nënës mbrojtëse, megjithë forcën dhe egërsinë e saj.

Për fat shëtitësi i ri shpëtoi pa asnjë gërvishtje nga përballja. Video e tij e ka bërë Burgess qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, ku kryesisht është vlerësuar për veprimin e tij dhe reagimin e matur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME