Categories Lajme

Luarasi: Në Tiranë jetojnë të lirë 50 pedofilë, t’u bëhet kastrim kimik

E ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, pedagogia dhe aktivistja Iris Luarasi foli mes të tjerash për çështjen e përdhūnimit të 15-vjeçares në Babrru. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa Luarasi tha se për këtë çështje duhet të bëhet më shumë, pasi nuk mjafton vetëm një protestë si ajo e ditës së djeshme. Luarasi zbuloi se në Shqipëri numërohen 100 pedofilë të cilët janë kapur dhe dënuar. Ndërkohë, 50 prej tyre janë të lirë pasi kanë mbaruar dënimin dhe jetojnë të lirë. Luarasi shtoi se në kryeqytet janë vetëm dy policë që ruajnë këta 50 pedofilë të lirë. “Unë mendoj se duhet të flasim edhe më tepër është se çfarë do bëhet pas kësaj. Ti gjendesh edhe përpara pyetje po kaq, do mjaftojë vetëm një protestë.

Një nga gjërat që po shikoja sot…frika e madhe sa pedofilë kemi në Shqipëri që janë dënuar. Janë rreth 100 pedofilë. Rreth 50 prej tyre janë të lirë se kanë mbaruar dënimin dhe jetojnë në Tiranë. Janë vetëm 2 policisë që i përgjojnë. Këta janë njerëz me vendime gjykate. Ku mund ta dish ti, që komshiu që ke përballë dhe merr shtëpinë me qira nuk është njëri prej këtyre 50 vetave që është pedofil. Ligji e ka të shkruar që këta duhet të bëjnë terapi, që i ndihmon të largohen nga sëmundja që kanë. Kjo është arsyeja pse unë thashë që duhet të pastrohemi nga pedofilët. Secili nga ne duhet të bëjë këtë ushtrim: po t’i ndodhë fëmijës tim”. U shpreh ajo.

Luarasi thekson më tej se pas lirimit nga burgu pedofilët nuk trajnohen, duke qenë se pedofilia është një sëmundje. Pedagodia propozoi se në këto raste duhet të përdoret edhe kastrimi kimik (injektimi i barnave që ulin aktivitetin seksual) “Unë drejtoj edhe një qendër që merret me rehabilitimin e të dhūnuarve. Psikologjia e gjithë organizatës është që ti me ata që dhūnojnë gratë u jep një shans të dytë. Njëri prej rasteve të para ka qenë një burrë që dhūnonte gruan, bëri edhe burg. Kur ti bëjë seancat e gjata njëri prej këshilluesve po diskutonim, dhe thoshte gjatë seancës së shtatë është se i vetmi model që ka pasur ishte babai që rrihte nënën. Kur ishte fëmijë e urrente babain, por kur u bë vetë baba praktikonte të vetmin model që njihte. Kjo është arsyeja pse duhen bërë këto seanca terapie. Se ne në Shqipëri mendojmë po të shkosh te psikologu je i çmendur.

Pedofilia, është sëmundje dhe shkenca njeh që ka edhe terapi për ti shëruar.në Shqipëri kur mbarojnë dënimin nuk bëjnë trajnim. Bërja e një regjistrimi kombëtar, ndoshta edhe kastrimi kimik i pedofilëve do të ishte zgjidhje”, tha Luarasi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME