Categories Lajme

“Lufta do jetë e gjatë, shtegu drejt paqes është zgjatur”, Rama ndan takimin në Kiev me Zelenskyn: E kujtoj shpesh bisedën tonë për…

Kryeministri Edi Rama duke folur nga Kuvendi i Shqipërisë, atje ku dha mesazhin e tij të fortë presidenti Zelensky, tregoi edhe detaje nga biseda e tij me këtë të fundit kohë më parë.

Ai tha se të dy liderët kishin planifikuar bashkëpunimin dhe intensifikimin se si qytetarë ukrainas të kishin një shtëpi të dytë pushimi në Shqipëri. Mes të tjerash Rama tha se duket se lufta do të jetë e gjatë.

“Qëndresa juaj e palëkundur, pamjet e kësaj tragjedie të paimagjinueshme, deri në ditën e hyrjes së forcave ruse në territorin sovran të Ukrainës, janë sakrifica ekstreme dhe shërbim i paçmuar që ju dhe vendi juaj po i bëni botës dhe një Europe të përgjumur. E kujtoj shpesh bisedon tonë në Kiev dhe dëshirën tuaj që Shqipëria të behej vendi që Ukrainasit të kishin shtëpitë e dyta për pushime.

Të gjithë e dimë se tani më kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër, dhe kjo ditë e zgjat shumë shtegun shumë të ngushtë drejt paqes. Nëse sot në Shqipëri do të vijnë ukrainas që ikin nga lufta, nesër dëshira juaj që ata të vijnë këtu në shtëpitë e dyta, për të kaluar pushtimet, do të bëhen realitet. Ju keni gjëra më të rëndësishme për të bërë i nderuar president. Ju shpreh në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve mbështetje. Zoti qoftë me ju dhe Ukrainën heroike!”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME