Categories Lajme

Zelenskyy kërkesë Parlamentit shqiptar: Mbyllni portet për anijet ruse, kufizoni ardhjen e turistëve nga Moska

Presidenti Ukrainas Volodomyr Zelensky iu drejtua me një videomesazh Parlamentit shqiptar ditën e sotme, duke kërkuar kufizimin e marrëdhënieve me Rusinë.

“Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë duhet të kufizoni marrëdhëniet me Rusinë se nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë. Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë”, theksoi presidenti i Ukrainës.

“Besoj se duke punuar së bashku me gjithë evropianët do të jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia e të mbrojmë Evropën në të ardhmen nga një përsëritje e kërcënimi të tillë”, theksoi Zelensky.

Pjesë nga fjalimi:

Që nga 24 shkurti nuk kemi pasur asnjë ditë të paqtë. Rusia i ka shndërruar gjithë ditët tona në një rrezik vdekjeprurës. 120 fëmijë u vranë e 420 të tjerë u plagosën.

Në qytetin tonë më të madh në lindje 1/5 nga të gjitha shtëpitë është shkatërruar tashmë. Nuk ka ndërtesa të pa shkatërruara. Asnjë ndërtesë, imagjinoni.

Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën në mbështetje kundër sulmeve të Rusisë.

Ky qëndrim juaj ndaj popullit ukrainas më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare që është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën.

Na mësoi se përpjekjet e mira të përditshme mund  të mposhtin të keqen.

Besoj se duke punuar së bashku me gjithë evropianët do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia e të mbrojmë Evropën në të ardhmen nga një përsëritje e kërcënimi të tillë.

Ndërsa paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë po diskutohet në BE, ajo përfshin embargon e naftës dhe bllokim të çdo skeme që Rusia përdor për të injoruar sanksionet.

Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global.

Sado e vështirë të jetë duhet të kufizoni marrëdhëniet me Rusinë se nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë.

Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME